Home / Kryesoret / Aksion humanitar për festat e fundvitit nga EVN Maqedoni dhe Kryqi i Kuq

Aksion humanitar për festat e fundvitit nga EVN Maqedoni dhe Kryqi i Kuq

Me aksionin humanitar “Të ndajmë lumturi” EVN Maqedoni e rrumbullaksoi donacionet e festave të fundvitit për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale në qytete të ndryshme.

Pas përfundimit të shfaqjes së Vitit të Ri, EVN Maqedoni dhe Kryqi i Kuq për 130 fëmijë me pengesa në zhvillim dhe invalidët, si dhe të mbrojturve nga shtëpitë dhe nga qendrat për kujdes për fëmijët në rrugë në hapësirat e Kinotekës në Maqedoni u shpërndanë dhurata për Vitin e Ri. Fëmijët kishin mundësi të ndjekin film të animuar i projektuar në 3D, ku Baba Dimri së bashku me përfaqësuesit e EVN-së dhe Kryqit të Kuq dhuruan çanta shkollore dhe veshje të ngrohtë.

„Këtyre fëmijë nuk ju nevojitet asgjë tjetër përpos dikush t’ju dhurojë përkushtimin e plotë dhe dhurata të vogla që do t’ju sjellë atyre simbolikën e festave të Vitit të Ri. Gjatë gjithë vitit ne ua japim ndihmën tonë, ndërsa para vitit të ri dëshirojmë t’ju dhurojmë më të rëndësishmen: Baba Dimrin, dhurata dhe një film për fëmijë”, tha z. Igor Gievski, kreyetar i Bordit drejtues në EVN Maqedoni. Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq në këso shfaqje humanitare për ne është një privilegj, mu për këtë arsyje ne çdoherë do t’i mbështesim projektet të cilat sjellin buzëqeshje, shtoi Gievski.

Falëndërim për mbështjetjen e EVN-së për këso projektesh humanitare shprehu dhe Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, z. Sait Saiti „EVN është një shembull i vërtetë se si një kompani e praktikon përgjegjësinë shoqërore. Tradicionalisht mbështesin aksionet humanitare, në veçanti për ata që kanë nevojë për buzëqeshje në fytyrë”, theksoi Saiti.

Aksioni humanitar për festat e fundvitit të Kryqit të Kuq dhe EVN-së filloi në Gjevgjeli, vazhdoi në Strumicë, Strugë, Manastir, Shtip, Koçani, Kërçovë ndërsa sot përfunduan në Shkup. Në kuadër të këtij aksioni më shumë se 300 fëmijë morrën dhurata për festat e fundvitit dhe u bënë pjesë e shfaqjeve për Vitin e Ri vetëm për një qëllim – të ndjejnë ngrohtësinë e Vitit të R

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *