Home / Kryesoret / Ambasadori i SHBA-ve viziton kompaninë Ecolog International

Ambasadori i SHBA-ve viziton kompaninë Ecolog International

Sot në Tetovë, z. Lazim Destani – Drejtuesi Bordit Këshilldhënës në kompaninë Ecolog International, priti për vizitë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Jess L. Baily.

Gjatë këtij takimi ndër të tjera u bisedua edhe për kontributin që kompania jep për zhvillimin ekonomik si dhe zbutjen e papunësisë në vend dhe rajon.

Lazim Destani potencoi edhe një herë kontributin e kompanisë për të ndihmuar komunitetet në vendet ku Ecolog operon. Përveç punësimeve dhe furnizimeve kjo bëhet edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme që i jepet arsimit të lartë në Maqedoni, përmes trajnimit dhe edukimit të të rinjve këtu.

“Përmes formave të ndryshme, ne gjithmonë tentojmë ta mbështesim komunitetin tonë. Shoqëria jonë është dëshmuar për posedim vlerash të larta dhe në veçanti ky vend shquhet për një rini të shëndoshë e me perspektivë.” – potencoiz.Destani.

Ambasadori Baily tha se është e vërtetë që në këtë kohë si ambasadë kemi agjendë të ngjeshur,por kjo aspak nuk bën defokusimin tonë nga një çështje siç është zhvillimi ekonomik i vendit. “Për këtë arsye me kënaqësi ndava kohë për këtë vizitë që po i bëj kompanisë Ecolog International, njëherit edhe partner serioz i institucioneve amerikane nëpër botë ku ne shtrihemi me misionet tona.Ecologu është një nga kompanitë e pakta në Maqedoni kur është fjala për vëllimin e punëve dhe shtrirjes gjithandej, si edhe për sukseset e dëshmuara.”potencoi AmbasadoriBejli.

Bashkërisht u konstatua se në vend e rajon kane nevojë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbështetjeve institucionale për biznesbërje.

Në takim u shpreh kënaqësia e bashkëpunimit mes Ecologut dhe USAID-it për mbështetjen e komunitetit vendas, siç është rasti i suportimit të bizneseve të vogla të grave dhe të rinjve, apo edhe një sërë shembujsh të tjerë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *