Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori kinez Wen Zhenshun vizitoi Komunën e Gostivarit (VIDEO)

Ambasadori kinez Wen Zhenshun vizitoi Komunën e Gostivarit (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejta priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun.

Ideja për binjakëzimin e Komunës së Gostivarit me një komunë të Kinës, thellimi i bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe sferave të tjera në interes të dy komuniteteve, ishin ndër temat e biseduara gjatë takimit të realizuar në kabinetin e kryetarit të Komunës.

Pas takimit, në prononcimin për mediumet kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejta deklaroi se kjo vizitë e ambasadorit kinez është e një rëndësie të veçantë për qytetin e Gostivarit.

“Pata mundësi që ambasadorin ta njoftoj me historikun e qytetit, pastaj e njoftova ambasadorin me të arriturat e Komunës. Po ashtu, pasi në delegacion ishte edhe drejtuesi i kompanisë kineze që është duke ndërtuar autostradën Kërçovë – Strugë, e njoftova ambasadorin me një lajm të mirë se qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka siguruar mjetet financiare, dhe këtë ma konfirmoi edhe ministri i financave Zoran Stavrevski, për realizimin e projektit përmes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe rindërtim në vlerë mbi 400 milion euro. Në vitin 2017 do të fillon dhe ndërtimi i autostradës, që është një lajm shumë i mirë për banorët e Gostivarit dhe për mua si kryetar. Pasi kompania kineze fitoi tenderin për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Strugë dhe pasi është një kompani me renome, gjasat janë të mëdha që kjo ndërmarrje ta ndërtoi edhe autostradën e re Gostivar – Kërçovë, e cila do të na ofron shumë me Republikën e Shqipërisë”, tha mes tjerash kryetari Bejta, duke shtuar se edhe idenë e ambasadorit për binjakëzimin e komunës së Gostivarit me një komunë kineze, e ka pranuar me dëshirën më të madhe.

“Po ashtu, me ambasadorin gjetëm gjuhë të përbashkët që Komuna e Gostivarit të aplikon me projekte konkrete për të realizuar ndonjë donacion me fonde nga Republika Popullore e Kinës dhe që do të shkonte në interes të qytetarëve të Gostivarit, të cilët ruajnë një simpati të veçantë për shtetin, kulturën dhe popullin kinez”, tha kryetari Bejta.

Nga ana tjetër, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun ftoi kryetarin Nevzat Bejta në një konferencë me personalitete politike të të gjitha vendeve evropiane që është planifikuar të mbahet në Kinë vitin e ardhshëm.

“Kam kënaqësinë që për herë të pare në cilësinë e ambasadorit kinez në Maqedoni, të vizitoj komunën e Gostivarit, dhe jam shumë i kënaqur me mikpritjen nga ana e kryetarit të komunës, z. Nevzat Bejta. Biseduam me kryetarin për bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe komunës së Gostivarit, ndërsa gjatë udhëtimit tim të shkurt nëpër Gostivar, konstatova se Gostivari tashmë po shndërrohet në një qytet shumë të bukur “, tha ambasadori kinez, duke potencuar me këtë rast interesimin e kompanisë kineze për ndërtimin edhe të segmentit Gostivar- Kërçovë si pjesë e korridorit tetë.

Në fund të takimit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejta priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun këmbyen dhurata simbolike dhe kuptimplote nga kultura e popujve që përfaqësojnë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *