Home / Kryesoret / Arrestohen dy persona në Tetovë

Arrestohen dy persona në Tetovë

Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin për vuajtjen e dënimit me burg, njoftoi sot zëdhënësi i SPB-Tetovë Marjan Josifovski.

Në rastin e parë dje paradite me urdhër special gjyqësor është arrestuar R.M. (58) nga Tetova i cili ka qenë i dënuar me gjashtë vjet e gjysmë dënim me burg për vepër të kryer penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”.

Më vonë gjithashtu në Tetovë është arrestuar I.I. (49) nga fshati Xhepçishtë i cili është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg me kohëzgjatje prej 6 vjet e tre muaj për vepër të kryer penale “shoqërim kriminel” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Dy të arrestuarit pasi mbajtjes në në SPB Tetovë janë dorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup, tha Josifovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *