Home / Kryesoret / Arrestohen ish ministra, drejtora, biznismena, kryetar komunash

Arrestohen ish ministra, drejtora, biznismena, kryetar komunash

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq iu drejtua opinionit nga Pallati i Serbisë, lidhur me njërin prej aksioneve më të mëdha të zhvilluara në luftën kundër korrupsionit.

Ai konfirmoi se në aksionin e MPB-së u arrestuan 79 të dyshuar në 20 raste të ndryshme duke përfshirë biznesmen dhe pronarin e kompanisë “Bohemija” Zheljko Zuniç dhe ish ministrin e Tregtisë në qeverinë Cvetkoviç, Slobodan Milosavljeviç, ndërkaq pesë persona gjenden në arrati shkruan Kurir.

Të arrestuarit janë të dyshuar për një numër të madh të abuzimeve si pastrim i parave, ryshfetit, falsifikim të dokumenteve zyrtare etj. Këto krime të rënda të korrupsionit dhe krimit ekonomik kanë dëmtuar buxhetin e Serbisë në shumën pothuajse gati 100 milionë euro.

Stefanoviq ka thënë se është aksioni më i gjerë deri më tani dhe që është përgatitur prej kohësh në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe se dëshmitë kundër të arrestuarve janë të forta.

Në mesin e të arrestuarave janë ish-ministri, biznesmenë, kryetarë aktual dhe të mëparshëm dhe zëvendësit e tyre, drejtorët e kompanive të mëdha publike, drejtorët dhe të punësuarit në pozitat e larta në një numër të kompanive të mëdha vendase etj.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *