Home / Lajme / Rajon / Arrestohet Albulena Haxhiu

Arrestohet Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është arrestuar nga Policia e Kosovës, derisa po shkonte në një tubim në Gjilan.

Arrestimin e deputetes Haxhiu mësohet se e ka bërë Njësia Speciale e Policisë.

Ndryshe, një ditë më parë, deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, është marrë në pyetje nga organet e ligjit në vend për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjitha veprimet në Kuvend, ne si opozitë i kemi bërë me vetëdije. Sa herë të ketë nevojë, do të veprojnë njësoj deri në anulimin e marrëveshjeve”, ka theksuar ai.

Edhe lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *