Home / Lajme / Rajon / Arrestohet deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi

Arrestohet deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi. Ai dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës. Kurteshi ka qenë në arrest shtëpiak me një vendim të gjykatës

Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një njoftimi ku ndër të tjera thotë se “Ditët kur Kadri Veseli thërret për seancë të Kuvendit, janë shndërruar në ditë policore”.

Në njoftim bëhet e ditur edhe për arrestime të tjera:

Ora 08:30, arrestohet aktivisti i VETËVENDOSJE!-s në Pejë, Besnik Zeqiraj, i cili është një prej aktivistëve kryesorë.

Ora 08:45, Policia arreston, në shtëpinë e tij, deputetin Ismajl Kurteshi për ta dërguar në Gjykatë.

Ora 09:00, Policët civilë mbikëqyrin vazhdimisht zyrat e grupeve parlamentare të opozitës.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *