Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet I dyshuari për vrasjen e djeshme

Arrestohet I dyshuari për vrasjen e djeshme

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës mëngjesin e së premtes rreth orës gjashtë, në afërsi të urës ndërmjet fshatrave Tearcë dhe Përshefcë, kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen e së enjtes të 43 vjeçarit Hasmir Hasani nga fshati Lisec. I dyshuari për këtë vrasje Xh. H, 56 vjeçarë nga Tetova gjatë arrestimit, personi në fjalë ka bërë rezistencë duke nxjerr pistoletën për të gjuajtur në drejtim të policëve.Policët e SPB-së së Tetovës kanë reaguar shpejtë dhe e kanë shtrirë për tokë të dyshuarin.Nga Policia njoftuan se tek I dyshuari janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë, pistoletë TT e prodhimit rus dhe 30 plumba, të cilët do të analizohen. Gjatë ditës së premte, në koordinim me prokurorin publik, me padi adekuate do të nxirret para gjykatësit hetues. Ndryshe, vrasja ndodhi të enjten rreth orës 16.00 në Reçicë të vogël, kur gjatë një zënke banale i dyshuari ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë 43 vjeçarin. Viktima ishte nga fshati Lisec I cili për një kohë të gjatë ka qenë edhe vozitësi personal i ish kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Në ndërkohë ai në orët e pasditës është varrosur në fshatin e tij të lindjes Lisec në praninë e familjarëve dhe të miqve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *