Home / Lajme / Botë / Arrestohet një serb për krime lufte në Srebrenicë

Arrestohet një serb për krime lufte në Srebrenicë

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se është arrestuar Milan Bogdanoviq, i dyshuar se si komandant i Policisë në vitin 1995 ka kryer krim kundër njerëzimit në Srebrenicë, bëjnë të ditur mediat e Bosnjës.

Ai dyshohet se ka koordinuar dhe komanduar forcat e policisë të cilët në fshatin Konjeviq kanë zënë rob boshnjakët pas rënies së Srebrenicës.

Po ashtu thuhet se pjesëtarët e policisë me të cilët ka komanduar Bogdanoviq kanë torturuar, dhunuar dhe rrahur të burgosurit, kanë lejuar anëtarët e tjerë të forcave të armatosura t’i abuzojnë të burgosurit, kanë dorëzuar për t’i dërguar në vende tjera dhe në vende të ekzekutimit, e po ashtu kanë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve dhje varrimin e kufomave.

Bogdanoviq pas marrjes në pyetje nga Prokuroria do të merret vendimi në lidhje me masat ndaj tij./BS/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *