Home / Kryesoret / Asnjë mjek i ri të mos mbetet pa punë

Asnjë mjek i ri të mos mbetet pa punë

Specializantët dhe mjekët e rinj nga Maqedonia shprehen se do të vazhdojnë me kërkesat për përmirësimin e statusit të tyre derisa nuk do të ketë asnjë mjek të ri të papunë në vend. Ata mirëpresin paralajmërimet për specializimin, por shprehen se nuk do të ndalen me kaq.

“Për ne është e papranueshme të ekzistojnë një popullatë që numëron rreth 500 deri 600 specializantë që kanë status privat, me vendosjen e atij sistemi nebuloz të vitit 2005, poenta është që të përkujdesemi për të gjithë ata dhe të mos ketë asnjë mjek të ri në specializim që edukohet dhe punon paralelisht, si të gjithë kolegët, ndërsa për këtë nuk merr pagë”, tha Nenad Llazarov, kryetar i Asociacionit të specializantëve dhe mjekët të rinj.

Mjekët e rinj në bashkëpunim me grupin e mjekëve të prekur nga statusi i tyre shoqëror parashtruan iniciativë në Kuvend për përmirësimin e gjendjes në të cilën gjenden. LSDM-ja opozitare ndryshimet ligjore të paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë në pjesën e specializimeve i karakterizon si vërtetim se ministri Nikolla Todorov është frikësuar nga peticioni i nënshkruar prej 360 mjekëve. Ndryshe propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore parashikojnë që shteti të financojë një pjesë të kompensimit për specializime private.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *