Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë rast i shqiptarëve në duart e Janevës

Asnjë rast i shqiptarëve në duart e Janevës

Asnjë nga tre rastet më të ndjeshme të shqiptarëve, e të cilët kanë kontribuuar në humbjen e besimit në drejtësi dhe polici, nuk është gjendur në duart e Prokurorisë Speciale. “Sopoti”, “Monstra” dhe “Lagja e Trimave” e Kumanovës nuk do të jenë në mesin e 34 lëndëve, të cilët Prokuroria Speciale një ditë më parë informoi se janë përfshirë në ingerencat e saja.

Siç ka njoftuar vet zyra e Katica Janevës, 16 lëndë që Prokuroria Speciale i ka marrë në shqyrtim kanë të bëjnë me dyshimet rreth parregullsive zgjedhore, e që janë kanë dalur nga përgjimet që muaj me radhë i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Lëndë më e veçantë, siç përmendet nga komunikata e Prokurorisë Speciale, konsiderohet rasti “Puç”, ose padia nga Ministria e Punëve të Brendshme kundrejt Zaevit dhe ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski. Lëndën e njohur në opinion si “Puç”, thuhet në kumtesë, në shqyrtim do të marrë prokurorja Lençe Ristoska.

“Në këtë drejtim në mënyrë plotësuese është konfirmuar se nga lëndët e arritura ditë më parë, edhe dy lëndë janë të lidhura me parregullsi zgjedhore, kështuqë numri i lëndëve të cilët u dedikohen parregullsive zgjedhore në të cilat kjo Prokurori Publike ka vendosur kompetencë reale është 16”, thuhet në kumtesë. Gjithashtu, Prokuroria Speciale informoi se prej dje, numri i përgjithshëm i hetuesve që do të shqyrtojë 34 lëndët aktuale është 13. Gjithashtu, lëndë e shqyrtimit në Prokurorinë Speciale do të jenë edhe përgjimet për korrupsion të kryeministrit Gruevski, ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-ministrave Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska.

Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe pretendimet për korrupsion të kryetarit të Manastirit, Vllado Taleski. Me një fjalë, në duart e Prokurores Speciale, Katica Janeva, aktualisht janë vetëm lëndët të cilët LSDM kishte kërkuar hetime. Madje, për rastin e Sopotit, edhe pse ishin publikuar përgjime, zyra e Janevës nuk është shprehur akoma për këtë lëndë, ndërkohë që megjithëse kishte pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për rastin “Monstra”, Janeva tani për tani ka vendosur të mos shqyrtohet ky rast, njëjtë sikurse rastin i Kumanovës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *