Home / Lajme / Botë / Austria nuk lejon qindra refugjatë që të kalojnë në territorin e saj

Austria nuk lejon qindra refugjatë që të kalojnë në territorin e saj

Njoftohet se Austria ka kthyer qindra refugjatë të cilët kanë tentuar të hyjnë në pikën kufitare me Slloveninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror ORF njoftoi se mbi 400 refugjatë janë rikthyer në Slloveni pasi më parë kishin kërkuar të kalojnë nga ky vend në Austri. Në lajm ndër të tjera është theksuar se nuk ka qenë i përcaktuar “nacionaliteti dhe se nga cili vend kishin ardhur” refugjatët e rikthyer dhe se për këtë arsye që nga 26 dhjetori ato rikthehen mbrapsht.

Ndër të tjera bëhet e ditur se refugjatët për të fituar të drejtën e azilit kanë deklaruar se kanë ardhur nga Siria dhe Afganistani, por në lidhje me këtë ato nuk kanë treguar asnjë provë apo dokument.

Zëdhënësi i policisë në rajonin Karintiya, Rainer Dionisio në një deklaratë për ORF tha se për refugjatët e rikthyer në Slloveni nuk është e përcaktuar nëse kanë apo jo të drejtën e azilit. Dionisio ka vlerësuar ndër të tjera se “ata nuk japin informacion rreth vendit që ata pretendojnë se kanë ardhur. Për këtë arsye identitetet e tyre nuk janë të konfirmuara. Ne nuk mund të lejojmë një gjë të tillë. Ne jemi të detyruar ti rikthejmë në Slloveni që të kontrollohen më mirë”.

Refugjatët pasi Hungaria mbylli me gardh me tela kufirin me Serbinë dhe Kroacinë ata janë drejtuar në destinacionin Slloveni dhe Austri.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *