Home / Lajme / Maqedoni / Azbi Mahmudi do të drejtoj Lëvizjen BESA në Tetovë

Azbi Mahmudi do të drejtoj Lëvizjen BESA në Tetovë

Sonte Lëvizja Besa në Tetovë ka organizuar Këshillin Komunal të përbërë nga 98 anëtar. Kordinator i këtij këshilli është zgjedhur ekonomisti i mirënjohur nga Tearca e Tetovës, Azbi Mahmudi. Ai para të pranishmëve deklaroi: “Tetova është një ndër qytetet më të rëndësishme të rrjedhës politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni… Pikërisht për këtë dega e Tetovës është shumë e rëndësishme dhe kërkon angazhim maksimal që ne nuk do të ngurojmë aspak për të arritur suksesin në zgjedhjet e ardhme, dhe më pas organizimin e jetës sa më të mirë për shqiptarët e kësaj ane.”

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se: “Siç e dini, në Tetovë nisën protestat e para kundër regjimi shtypës jugosllav që më 1968, e pastaj vazhduan në Prishtinë në vitin 1981. Në Tetovë në vitin 1937 është themeluar organizata e parë politike shqiptare BESA. Të parët që sollën abetaren në këto troje ishin po këta veprimtarë të Besës, të parët që e ngritën Flamurin dhe u betuan në Zot dhe në Flamur ishin veprimtarët e organizatës BESA. Dhe, nuk është krejt e rastit që sot është përsëri BESA. Tetova ndër shekuj ishte qendër e kulturës, e ekonomisë dhe sportit. Qysh para 100 vitesh në malin Sharr kishte mbi 1 milion bagëti, hidrocentrali i parë në Ballkan po ashtu u ndërtua më 1927 në Malin Sharr. Edhe shpedicioni i parë dhe më i rëndësishëm që lidhte Selanikun dhe Nishin ishte në Tetovë… Prandaj ne jemi këtu, prandaj është themeluar BESA, prandaj sonte e kemi këtë këshill para nesh. Që Tetovës dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë t’ua kthejmë shpresën, krenarinë dhe dinjitetin. Që të dëshmojmë se nuk janë të gjithë shqiptarët aq pa dinjitet që, derisa një qytet i tërë helmohet, një ministër nuk ka guxim as të ofrojë dorëheqje morale. Që të dëshmojmë se ne nuk jemi si ata, që të dëshmojmë se ajo që neve na dallon prej atyre është guximi për të menduar lirshëm dhe për vepruar pa frikë.”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *