Home / Kryesoret / Babai abuzonte të bijën 14 vjeçare

Babai abuzonte të bijën 14 vjeçare

Për shkak të dyshimit për veprën penale “incest” policia e Dibrës ka ngritur padi kundër një 48 vjeçari nga Dibra dhe me këtë rast Gjykata Themelore në Gostivar i ka caktuar atij arrest 48 orësh.

I dyshuari më 6 nëntor ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçare, kurse rasti në polici është paraqitur një ditë më pas. Gjithashtu për këtë rast është informuar edhe Qendra për çështje sociale në Dibër dhe pas bisedës së zhvilluar me vajzën 14 vjeçe është konstatuar se abuzimet nga babai ‘monstër’ kanë nisur para tre muajsh.

Me urdhër të Prokurorit Publik është kryer kontroll mjekësor i vajzës së përdhunuar. Babai i saj prej më herët ka qenë autor i veprave penale. Ndaj tij më herët janë ngritur padi penale për dhunë, shkaktim të rrezikut publik, mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *