Home / Lajme / Botë / Bangladesh, dënim me vdekje për 3 personat që vranë blogerin ateist

Bangladesh, dënim me vdekje për 3 personat që vranë blogerin ateist

Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me vdekje tre persona, ndërsa pesë të tjerë përfunduan në burg, për shkak të vrasjes së një blogeri ateist në vitin 2013, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësi Sayeed Ahmed njoftoi vendimin të enjten në prani të shtatë të akuzuarve për vrasjen e Ahmed Rajib Haider. Ky bloger ishte ithtar i partisë ekstreme Jamaat-e-Islam, e cila kundërshtoi shpalljen e pavarësisë së Bangladeshit nga Pakistani në vitin 1971.

Njëri prej tre personave që u dënuan me vdekje, është dënuar në mungesë.

Tre personat e tjerë janë dënuar me nga 10 vite burg, një me pesë dhe një tjetër me tre vjet vuajtje të dënimit me burg.

Babai i blogerit të vrarë nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës, nga shkaku se, sipas tij, të gjithë të akuzuarit kanë merituar dënim me vdekje.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *