Home / Kryesoret / Banorët ankohen për mungesë të vendeve të parkimit

Banorët ankohen për mungesë të vendeve të parkimit

Mos pasja e vendeve të parkimit për banorët në rrugën Marshall Tito, në Tetovë ka shkaktuar revoltë duke bllokuar rrugën për dy orë nga unaza tek tregu I gjelbërt e deri tek unaza tek dalja për në Shkup. Banorët theksojnë se nuk kanë vende për parkim prandaj duhet të shfytëzojnë si vende parkimi edhe trotuaret dhe hapësirat e gjelbërta. Problem në vete janë edhe taksitë të cilët sipas tyre ua zënë vendin banorët në këtë pjesë të qytetit të Tetovës. Sipas tyre, edhe janë banorë të kësaj lagje ata duhet të parkohen shumë larg banesave të tyre, njofton Tv Koha.

Ne jemi kundër parkimit zonal që e ka vendosur komuna e Tetovës, veturat tona, si banorë të rrugës Marshall Tito”-tashmë Ilirija, nuk kemi thjeshtë se ku të parkohemi.Poashtu kërkojmë urgjentisht të largohen taksistët.Ky nuk ëhstë vend për taksistë.Ne kemi filluar që të parkohemi në këto hapësira të gjelbërta.E lusim kryetaren Teuta ARifi e cila morri votat tona tash ne e lusim atë që të gjejë vende për parkim për veturat tona, sepse ne kru vijmë nga puna nuk kemi se ku të parkohemi, bëjmë dy qarke dhe sërish nuk ka vend. Poashtu ne do të vazhdojmë çdo të shtunë, nëse ka nevojë çdo ditë nga dy tre orë vetëm e vetëm që të gjendet zgjidhje për problemin tonë” than je banorë.

Në ndërkohë drejtori I Ndërmarrjes Parkingu I Qytetit Fejsal Behadini, thotë se vendimi është I këshillit komunal dhe për çdo ndryshim vendim duhet të sjellë këshilli I komunës si themelues I ndërmarrjes, raporton Tv Koha.

Ndryshe, një muaj në parë në Tetovë hyri në fuqi parkimi zonal vetëm për zonën A, ku qytetarët kanë të drejtë të parkohen vetëm tre orë në këtë zonë, pastaj duhet që të lëvizin automjetin e tyre. Ndërkaq, zona B tashmë është vetëm si pilot projekt. Tv Koha.

 

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *