Home / Lajme / Rajon / Basha: Në 8 dhjetor të shkruajmë historinë duke larguar qeverinë

Basha: Në 8 dhjetor të shkruajmë historinë duke larguar qeverinë

Gjatë konventës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se 8 dhjetori do të jetë sërish dita kur shqiptarët do të bëjnë historinë duke larguar qeverinë aktuale.

“8 dhjetori është ditë e historisë dhe kujtesës, por 8 dhjetori i ardhshëm është sërish një ditë për të bërë histori, pasi është dita për largimin e qeverisë. Kemi marrë vendimin që të nisemi dhe të mos ndalemi me rininë e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, tha kreu i PD-së, i cili nënvizoi se zgjidhja e të gjitha problemeve që ka vendi është “largimi i dyshes Rama-Meta”.

“Duhet krijuar një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shtoi ai.

Basha tha se nuk shihet përmirësim në spitale, nuk shihet përmirësim për fermerët, studentët, pronarët apo të përndjekurit politikë: “Rama-Meta kanë djegur shpresën dhe bashkë me të, mandatin e tyre 4-vjeçar që në dy vitet e para”.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *