Home / Kryesoret / BDI-PDSH: Nuk bëjmë koalicion (VIDEO)

BDI-PDSH: Nuk bëjmë koalicion (VIDEO)

Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, ka deklaruar se nuk do të ketë koalicion mes subjektit që ai drejton PDSH-së dhe BDI-së së Ahmetit. Thaçi këto komente I ka bërë mbrëmë në Shkup pas jë takimi me me Sekretarit e Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier.

“Jam keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti deklarimet e mia. Nuk ka koalicion me BDI, por propozimi im ka qenë që ne të mundohemi të arrijmë një marrëveshje për një platformë të përbashkët, pasi bashkërisht kemi konstatuar se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe dhe tendencat janë që të shkojë edhe më keq. Përgjigja jo formale e BDI-së ishte negative. Unë isha i vetëdijshëm për atë, prandaj thash që ata duhet të përgatiten që të humbin legjitimitetin prej nesh, ndërsha unë u bëj apel publik të gjithë shqiptarëve që ta mbështetin Partinë Demokratike Shqiptare, platformën e kësaj partie dhe ngadhnjimi mbi BDI-në mos të jetë një fitore e çallamit, por të jetë një dhënie e forcës dhe e legjitimitetit të platformës së Partisë Demokratike Shqiptare. Çështja e dytë që është formale, nuk do të mund çdo ditë dhe çdo orë të polemizoj me keqinterpretimet e veprimeve të mia politike” tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim thyen heshtjen dhe i përgjigjet negativisht ofertës së kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi për koalicion mes dy partive më të mëdha në kampin politik shqiptar në Maqedoni. Sekretari gjeneral i BDI-së, Abdilaqim Ademi hedh poshtë çdo mundësi për koalicion me rivalin e deritanishëm, duke i sugjeruar Thaçit që një gjë të tillë ta provojë me partitë e tjera opozitare dhe ato të posaformuara.

“Prandaj, apeli ynë deri te subjektet politike shqiptare në opozitë dhe të sapoformuara është që të bashkëpunojnë në mes tyre, le të bëjnë koalicion ose front opozitar, le të koncentrohet vota shqiptare në dy tabore ose fronte, sepse në këtë mënyrë jepet hapësirë për garë politike, për oferta dhe platforma, por gjithashtu kjo mundëson edhe koncentrimin e votës dhe valorizimin e saj në mandate”, shprehet Ademi.

Ademi, thotë se pjesëmarrja e Thaçit në Reçan ishte me ftesë të këshillit organizativ të manifestimit dhe nuk duhet të shihet as si koalicion dhe as si një hap drejt koalicionit.

“Kjo thjesht duhet të kuptohet si pjesëmarrje në një manifestim për nder të festave. Personalisht do të dëshiroja që akte të tilla të ndodhin më shpesh dhe jo vetëm për ditë festash. Shtrëngimi i duarve në mes politikanëve duhet të jetë gjest normal”, thotë Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *