Home / Kryesoret / BDI përshëndet universitetin në Shkup

BDI përshëndet universitetin në Shkup

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbrëmshme ka përshëndetur edhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit, i cili Universitet do ta mbajë emrin e Nobelistes sonë “Nënë Tereza”.

Me këtë rast Kryesia Qendrore e BDI-së, konstatoi se ky projekt është edhe një arritje e madhe për shqiptarët në Maqedoni, i cili duhet të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve me relevancë, sepse në këtë mënyrë realizohet edhe një dëshirë e kamotshme e shqiptarëve të Maqedonisë.

Kryesia Qendrore e BDI shprehet se hapja e këtij Universiteti është bërë e mundëshme si rezultat i punës dhe potencialit njerëzor që ka krijuar  Universiteti i  Tetovës.

Kryesia Qendrore e BDI-së gjithashtu pëtshëndet edhe hapjen e dy fakulteteve të reja, atë të bujqësisë dhe pedagogjisë në UT si dhe vendimin për ndërtimin e konviktit për studentët e UT-se.

Universiteti i Tetoves dhe ai i Shkupit janë projekte madhore që do të jenë në dobi të gjeneratave të reja dhe në dobi të cilësisë së arsimit superior në gjuhën shqipe.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *