Home / Kryesoret / BDI:Prioritet mbetet pranimi në NATO

BDI:Prioritet mbetet pranimi në NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndetë vendimin e Aleancës Veriatlantike – NATO, për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj.

Vlerësojmë se kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurtë për të gjithë popujt e rajonit, për të pasur paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Republika e Maqedonisë disa herë është duke e humbur këtë shans, për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë.

Megjithtë, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tej do të jepë kontributin e saj të parezervë, drejt zgjidhjes sa më të shpejtë të këtij kontesti, në mënyrë që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe politiko-ushtarake.

Për ne, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbeten prioritete kryesore, pa të cilat nuk mund të ketë perspektivë demokratike në vend dhe rajon.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *