Home / Lajme / Maqedoni / Berisha: Buxheti i katastrofës, qeveria përdor arrogancën si argument

Berisha: Buxheti i katastrofës, qeveria përdor arrogancën si argument

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar buxhetin e vitit 2016 si buxheti i katastrofës. Qeveria përdor arrogancën si argument, tha Berisha, ndërsa “lumturorët flasin nën efekt”.

“Me këtë buxhet do ikni dhe ju po e gjetët nga vetja juaj dhe ju uroj. Dhe nga ne po, po dhe nga vetja se na ndihmuat. Është buxheti i funeralit të një qeverisje që nuk meritonte të ishte një ditë. Më duhet tu them se nëse dy vite me radhë nga kjo platformë unë kam denoncuar buxhetin e gropës, kësaj here denoncoj buxhetin e katastrofës. Ju garantoj dhe do të jemi këtu çdo muaj para syve tuaj do të zhvillohet kjo katastrofë ekonomike në të cilën e zhyti kjo maxhorancë ekonominë shqiptare. Kemi të bëjmë me një buxhet katastrofe dhe me lumturorë që flasin nën efekt dhe efekt “deep”, jo tjetër. Ky tjetri se mar vesh sa lumturi këtë vit, lumturi qytetarë mbi fatkeqësinë tuaj”, tha Berisha.

Qeveria mashtron me shifrat tha ish kryeministri, duke paraqitur injorancën si argument. “Kur kjo maxhorancë shndërron gënjeshtrat në shifra, shndërron grafiqet në gënjeshtra, shndërron të dhënat në falsifikime e mashtrime, shifrat i injoroni, i harroni, nuk operoni dot me to. Paraqiti një zinxhir të pafund orësh të gjata injorancën si argument. Dhe kur ti u servir të tjerëve injorancën si argument është një problem shumë madhor. Nuk thotë kryeministri defiçitit për borxh dhe borxhit për defiçit se janë kategori krejtësisht të ndryshme”, tha Berisha.Top Chanel

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *