Home / Kryesoret / Besimi dhe Milenkov diskutojnë axhendën evropiane për antikorrupsion

Besimi dhe Milenkov diskutojnë axhendën evropiane për antikorrupsion

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Maqedoni Fatmir Besimi, në kuadër të vizitave të institucioneve shtetërore që ka të bëjnë me prioritetet nga axhenda integruese, vizitoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku takoi kreun e këtij institucioni Goran Milenkov, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryeministri Besimi para takimit tha se bëhet fjalë për një vizitë e cila do të përcaktojë priritetet e Komisionit në vazhdën e kritereve që ka shteti nga ana e Bashkimit Evropian (BE) më konkretisht për prioritetet reformuese.

“Do të bisedojmë për rekomandimet dhe prioritetet të cilat dalin nga kjo fushë, që lidhet ngusht edhe me raportin e Komisionit Evroipian. Qëllimi i takimeve të tilla është që në fundvit të kemi pasqyrë të aktiviteteve të deritanishme dhe prioriteteve të cilat na presin si shtet”, deklaroi Besimi.

Goran Milenkov nga ana e tij tha se institucioni të cilin e drejton, në tërësi ka zbatuar rekomandimet.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korupsionit ka përmbushur në tërësi të gjitha masat të cilat paraprakisht i janë parashtruar nga Sekretariati për Çështje Evropiane”, tha Milenkov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *