Home / Lajme / Maqedoni / Brima Gallup dhe “Republika”: Zoran Zaevi ka 9.2 % përkrahje

Brima Gallup dhe “Republika”: Zoran Zaevi ka 9.2 % përkrahje

Anketa e porositur e ‘Republika’ e realizuar në bashkëpunim me Brima Gallup, Nikolla Gruevskin e nxjerr fitues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo anketë është realizuar vetëm te maqedonasit, dhe pyetjet kryesisht janë bërë për subjektet politike maqedonase dhe liderët politik maqedonas.

Ajo që bie në sy, është se kjo anketë e cila po realizohet me portalin Republika e që është portal pro qeveritar, sa i përket besueshmërisë, Zoran Zaevin e nxjerr me 9.2 përqind si të besueshëm.

Anketa më e re e Brima Galup, në bashkëpunim me Republika, prognozoi një fitore bindëse të VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit. 70.2% e maqedonasve mendojnë se VMRO-DPMNE ka një përkrahje të fuqishme nga qytetarët, përkundër 11.2 përqind të cilët mendojnë se LSDM-ja ka përkrahjen e qytetarëve. Madje, 55.9 përqind vlerësojnë se VMRO-DPMNE do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, përkundër 12.1 përqind të cilët mendojnë se fitues do të jetë LSDM-ja,.

Nikolla Gruevski edhe më andej ngelet politikani me besimin më të madh te qytetarët, me 32.3 përqind, para Zoran Zaevit i cili ka përkrahjen e 9.1 përqind të anketuarve.

Agjencia e pavarur me renome për hulumtimin e mendimit publik, Brima Gallup, me kërkesë dhe në bashkëpunim me të përjavshmen Republika, në periudhën nga 29 tetori deri me 3 nëntor të vitit 2015 realizoi një anketë në terren për hulumtimin e mendimit publik të qytetarëve në lidhje me më shumë çështje, gjatë të cilës u anketuan 1007 të anketuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *