Home / Kryesoret / Bullgaria dhe Greqia më tërheqëse për qytetarët e Maqedonisë për Vitin e Ri

Bullgaria dhe Greqia më tërheqëse për qytetarët e Maqedonisë për Vitin e Ri

Greqia dhe Bullgaria këtë vit dominojnë para metropoleve evropiane për pritjen e Vitit të Ri. Nga destinacionet evropiane këtë vit më atraktive janë Stambolli, Vjena, Praga dhe Milano. Megjithatë, shumica nga qytetarët e Maqedonisë do të mbeten t’i festojnë festat e Viti të Ri në vend – një pjesë në shtëpitë e tyre, një pjesë në restorante apo në sheshe.

Aranzhmanet për Bullgarinë fqinje lëvizin prej 100 deri 150 euro për tre netë, ndërsa për në Greqi varësisht nga ajo nëse bëhet fjalë për dy apo tre netë çmimet janë prej 75 deri 125 euro.

Për dallim nga këto dy shtete fqinje, ata qytetarë të cilët do të vendosin t’i kalojnë festat e Vitit të Ri në ndonjë nga metropolet evropiane duhet të ndajnë prej 150 deri mbi 350 euro varësisht nga destinacioni, numri i bujtjeve dhe çfarë gjithsej është përfshirë në aranzhman. Më të lira janë aranzhmanet për në Stamboll dhe Bukuresht, pas çka vijojnë ato për në Vjenë, Pragë dhe Milano. Më të shtrenjta janë ato për në Maltë dhe Dubai të cilat arrijnë çmim edhe deri 600 euro.

Nga agjencitë turistike thonë se interesi për destinacionet evropiane është ulur në mënyrë të konsiderueshme nga vitet e fundit në llogari të Bullgarisë dhe Greqisë për shkak çmimit më të ulët të aranzhmaneve që ofrohen për këto dy shtete.

“Dominon Bullgaria me qendrat dimërore Bansko, Borovec dhe Sandaski. Në llogari të Bullgarisë, për qytetet evropiane interesimi është më i vogël”, thonë nga agjencia turistike “Pet”.

Shkak për uljen e interesit për qytetet evropiane janë edhe sulmet terroriste në Francë, e cila vendosi të organizojë pritjen e Vitit të Ri, por pa fishekzjarrë.

Rajoni i Ohrit, Strugës dhe Mavrovës edhe këtë vit do të jenë vend ku një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë kanë banesa apo shtëpiza uikendi do ta kalojnë këtë fundjavë të parë të vazhduar nga Viti i Ri.

Për festim në restorante, megjithatë, qytetarët do të duhet të paguajnë nga 1.500 deri 3.000 denarë, ndërsa nëse vendosin Vitin e Ri ta festojnë në sheshe do të organizohet program i pasur i Viti të Ri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *