Home / Lajme / Botë / Buxheti i Arabisë Saudite për vitin e ardhshëm 224 miliardë dollarë

Buxheti i Arabisë Saudite për vitin e ardhshëm 224 miliardë dollarë

Arabia Saudite ka ndarë një buxhet prej 224 miliardë dollarësh amerikanë për vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Buxheti i vitit të ardhshëm është bërë publik sot në Rijad, në një konferencë për shtyp ku merrnin pjesë 3 ministra si dhe Drejtori i Koorporatës së përbashkët arabo-amerikane të naftës (ARAMCO). Sipas deklaratës për mediat buxheti i këtij shteti për vitin 2016 do të jetë 224 miliardë dollarë. Ndërkohë buxheti pritet të ketë 137 miliardë dollarë të ardhura si dhe 87 miliardë dollarë defiçit.

Ndërkohë në konferencën për shtyp u njoftua gjithashtu se nga buxheti i vitit 2015, 162 miliardë dollarë ishin fitime dhe se duke i krahasuar me 260 miliardë dollarë shpenzime për këtë vit defiçiti i buxhetit ka qenë 97.9 miliardë dollarë.

Ndërkohë Arabia Saudite kishte deklaruar në fillim të vitit 2015 se të ardhurat e një viti më parë ishin 190 miliardë dollarë, ndërsa harxhimet 229 miliardë dollarë. Nisur nga kjo defiçiti për këtë vit ishte 38.66 miliardë dollarë.

90 përqind të të ardhurave në Arabinë Saudite e zënë prodhimet e naftës. Ky shtet është një nga liderët në këtë industri.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *