Home / Kryesoret / Buxheti I komunës së Gostivarit 18 milion euro

Buxheti I komunës së Gostivarit 18 milion euro

Këshilli i Komunal i Komunës së Gostivarit, në seancën e fundit për vitin me shumicë prej 17 votash miratoi propozim – buxhetin për vitin 2016 i projektuar rreth 18 milion euro . Para këshilltarëve, buxheti i propozuar u sqarua nga përfaqësuesja e Sektorit për Çështje financiare në Komunën e Gostivarit, Shyret Elezi, e cila theksoi se buxheti bazë i Komunës së Gostivarit kap 38.02 nga buxheti i përgjithshëm. Sa i përket veprimtarisë së Komunës, u miratua edhe propozim – konkluzioni për miratimin e Master Planit të sistemit për furnizim me ujë të pijshëm. Drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi vuri në dukje që aktivitetet e projektit do të rezultojnë për të pasur sistem të përmirësuar të ujit përmes krijimit të infrastrukturës së nevojshme.“Po ashtu, kualitet të përmirësuar të furnizimit me ujë të pijshëm, kushte të përmirësuara për përdorim efikas të resurseve ujore, zhvillim të planit kryesor për ujë të pijshëm, por edhe parakushte të zgjeruara për përmirësime të ardhshme dhe të vazhdueshme të sistemit. Që të arrihen këto qëllime, aktivitetet e projektit janë ndarë në dy komponentë, siç janë punimet urgjente dhe formimi i planit kryesor për ujë të pijshëm. Aktivitetet përfshijnë ndërtimin e gypave ndërlidhëse në drejtim të sistemit për trajtim të ujit të pijshëm, ndërtimin e një ujëmbledhësve, si dhe implementim të masave urgjente për minimizim të humbjes së ujit. Po ashtu, janë përgatitur planet për zgjidhjen e problemeve për furnizim me ujë të fshatrave Forinë dhe Çegran”, tha Xhaferi i cili po ashtu nënvizoi që me investimin zviceran (SECO) me vlerë prej 2.7 milion franga u arrit të sigurohet master plani dhe të bëhet i mundur ndërtimi i rezervuarit të ri të ujit.Këshilltarët aprovuan edhe programet nga sfera e arsimit, kulturës, lëminë e sportit, në sferën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, programin për shëndetin publik, fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore në territorin e Komunës së Gostivarit, si dhe propozim – programën për aktivitetet e komunës së Gostivarit në lëminë e mundësive të barabarta ndërmjet grave dhe burrave për vitin 2016.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *