Home / Kryesoret / Çka ndërtohet në Bërvenicë

Çka ndërtohet në Bërvenicë

Përfaqësuesi i vëllazërisë së krishterë Zharko Grozdanovski ka hedhur poshtë zërat për ndërtimin e një kryqi të madh në Bërvenicë. , Grozdanivski theksoi se deri tani ka një nismë për ndërtimin e një kulle 4-katëshe e cila do të shërbejë si vendtakim, por jo edhe kryq, ashtu sikurse po përflitet në rrethinat e Tetovës, në përmasa gjigante. Megjithatë, përfaqësuesi i vëllazërisë së krishterë nuk e mohoi dëshirën për një vepër të tillë, nismë private e disa banorëve të këtij fshati në këtë vëllazëri.

“Gjatë bisedës që arritëm të realizojmë sot me përfaqësuesin e këtij projekti, gjegjësisht nismëtarin Zharko Grozdanovski, ai deklaroi se aspak nuk ka të vërtetë se këtu bëhet fjalë për objekt fetar. Kjo është thjeshtë një kullë e cila në vete do të përmbajë pab dhe vend takimi.

Sipas Grozdanovskit, ndërtimin i një kryqi të mundshëm nuk varet vetëm nga Kisha e Maqedonisë por edhe nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë si dhe nga komuna e Brvenicës e cila do të duhej të siguronte lejen për të. Aktualisht, edhe punimet për ndërtimin e kullës janë ndërprerë, sipas kreut të komunës së Bërvenicës.

“Unë u interesova në sektorin e urbanizmit. Kërkova mos ka ndonjë kërkesë për ndonjë leje eventuale për ndërtim, më thanë që nuk ka ashtu kërkesë dhe konform ligjit për ndërtim dhashë urdhër që të ndërpriten punimet dhe inspektori doli në terren dhe prej asaj dite janë ndërprerë punimet. Në bazë të planit urbanistik, është vendbanim… pra me planin e ri urbanistik aty nuk parashikohen objekte të kësaj natyre”, tha Enver Pajaziti, Kryetar i komunës së Bërvenicës.

Zërat për ndërtimin e një kryqi në Bërvenicë erdhën pas një letre që qarkullonte në internet, për mbledhjen e fondeve. Por, menjëherë pas reagimit publik në rrjete sociale, vëllazëria e krishterë u distancua nga ideja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *