Home / Sport / De Biasi: Besoj se do t’ia dalim, por të mos nisim këngën e fitores para kohe

De Biasi: Besoj se do t’ia dalim, por të mos nisim këngën e fitores para kohe

Menjëherë pas hedhjes së shortit dhe njohjes së kundërshtarëve të Shqipërisë, trajneri Gianni de Biasi, në një intervistë për Top Channel ka deklaruar se grupi është i fortë për Shqipërinë, por ka shprehur besimin se do t’ia dalim.

Por megjithëse optimist, trajneri i kombëtares sonë, duke analizuar gjendjen e ekipeve kundërshtare në grup, thotë se nuk duhet të këndojmë këngën e fitores para kohe.

TCH: Trajner De Biasi, si e komentoni përballjen me Zvicrën?

De Biasi: Po, të themi që nuk e donim Zvicrën sepse është një luftë mes vëllezërish. Jo vetëm për faktin se do të perballen vetëm dy Xhakajt, por sepse në atë skuadër janë shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Mendoj se është një ndeshje shumë e veçante për të gjithë, por ne do të ndeshemi siç do të bëjnë dhe ata, pa asnjë problem. Do të përgatitemi mirë dhe do të mundohemi t’i vëmë në rrezik. Ata na njohin shumë mirë pasi na kanë mundur dy herë ne eleminatoret e Botërorit, por ne kemi ndryshuar dhe tani jemi një skuader tjetër.

TCH: Po Francën si e shihni?

De Biasi: Edhe me Francën kemi luajtur dy herë dhe nuk besoj se jemi një surprizë. Problemi kryesor është që jemi ndeshur në miqësore, përballje të veçanta pasi ata nuk ishin dhe aq mirë. Kemi barazuar dhe fituar, por kjo nuk do të thotë që gjërat mund të përsëriten. Ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë objektiv për të qëndruar sa më gjatë në këtë kampionat. Ne duhet të japim 150 për qind për t’i përballur.

TCH: Rumania

De Biasi: Rumania është një skuadër që është rritur shumë dhe u kualifikua pa asnjë problem. Është një ekip që nuk ka emra të mëdhenj, por që do të hapë probleme.

TCH: Cilat janë shpresat tuaja për këtë turne?

De Biasi: Nuk duhet të shpresojmë, duhet të besojmë në këtë grup që mund t’ia dalim. Nuk mendojmë që është e lehtë, por duhet të punojmë pasi gjërat janë të mundshme. Nëse ti nuk beson se ia del, nuk do t’ia arrish. Unë besoj se ne mund t’ia dalim të gjithë së bashku, por pa nisur këngën e fitores para kohe.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *