Home / Kryesoret / Debati publik „ Maqedonia në epokën digjitale – midis të drejtave dhe përgjegjësive gjatë komunikimit në internet”

Debati publik „ Maqedonia në epokën digjitale – midis të drejtave dhe përgjegjësive gjatë komunikimit në internet”

Portalet nuk kanë besueshmëri dhe ata funskionojnë në bazë të pëlqimeve, duke mos respektuar as kodekset ap rregullativën ligjore ekzistuese për përgjegjësi gjatë informimit. Kështu tha analisti Xhelal Neziri, gjatë një debati mbi funksionimin e rrjeteve socialre dhe internet portaleve të Organizuar nga Instituti Maqedonas për Media (MIM) në Tetovë, njofton tv Koha.

Në këtë eveniment u prezantua analiza për kornizën institucionale dhe ligjore brenda së cilës funksionojnë mediat online në vend, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe juristë dhe ekspertë mediatik.

Analiza ofron një pasqyrë të gjendjes lidhur me respektimin e legjislacionit në sferën e mediave online dhe të komunikimeve në Maqedoni, shqyrtim të kornizës ligjore dhe shtrirjen e normave ligjore për mediat dixhitale, rolin e mekanizmave vetë-rregullues, si dhe një shqyrtim të përvojave dhe percepimeve të palëve të interesit dhe të opinionit.

Debati publik organizohet si pjesë e projektit „ Maqedonia në epokën digjitale – midis të drejtave dhe përgjegjësive gjatë komunikimit në internet“, të cilin po e zbaton Instituti Maqedonas për Media, me mbështetje të pjesshme financiare nga Ambasada e SHBA-ve, raporton Tv Koha.

Ndërsa, Llazar Sandev avokat, tha se gjatë analizës të kryer është konstatuar se një numër i madh i pronarëve të portaleve nuk janë të vetëdijshëm për pasojat juridike që i bëjnë gjatë punës së tyre.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *