Home / Lajme / Maqedoni / Dënim me burg të përjetshëm për rastin Monstra

Dënim me burg të përjetshëm për rastin Monstra

“Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkupi1 në lëndën e njohur për opinionin si ‘Monstra”. Ankesat e të dënuarve me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, refuzohen si të pabaza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit” Mbrojtja e rastit “Monstra” ndërkohë ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në qoftë se në afat të shkurtër, nuk dorëzon provat që i posedon lidhur me këtë rast. Avokati Raufi thotë se Zaev po pengon procesin e hetimit, pasi që pohon se posedon prova që do të ndërrojnë kahjen e hetimit, ndërsa nuk i dorëzon ato në prokurorinë speciale. Raufi thotë se ky veprim është i pa tolerueshëm pasi që të akuzuarit vazhdojnë të ngelen në burg me vite, pa mundësi për të dëshmuar pafajësinë e tyre. Familjarët e djemve të vrarë por edhe familjet e të akuzuarve kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta marrë këtë rast nën hetim, por nga kabineti i Katica Janevës sot thanë se do të veprojnë në momentin që do ti marrin provat materiale nga lideri i opozitës Zoran Zaev. Gjashtë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm më 30 qershor të vitit të kaluar për vrasjen e 5 djemve të rinj të Smillkovc , pas një gjykimi të stërzgjatur që filloi në dhjetor të vitit 2012. Për vrasjen që u cilësua si akt terrorist, përjetë u denuan Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari Sejdi Rami u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *