Home / Lajme / Rajon / Deputeti Lahi Brahimaj: Do ta gjej policin që më goditi, Inspektorati merret me të

Deputeti Lahi Brahimaj: Do ta gjej policin që më goditi, Inspektorati merret me të

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka paralajmëruar se do të ankohet në Inspektoratin e Policisë së Kosovës lidhur me veprimet e njërit prej policëve të Njësisë Speciale, i cili, sipas tij, më 17 nëntor e goditi atë në trup.

Pikërisht këtë ditë, deputeti i AAK-së ka dashur t’ia zbuloj fytyrën këtij polici i cili së bashku me kolegët e tij kishin urdhër ta arrestojnë ish-liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurtin, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Brahimaj në një prononcim për “zeri.info” ka thënë se, veprimi i tij ndaj zyrtarit të PK-së nuk ka qenë në nivelin që duhet të jetë. Sipas tij, polici ka thyer rregullat dhe për këtë pret që IPK-sja të merrë masa ndaj tij.

“Policia janë të obliguar në çfarëdo situate në qoftë se vlerësojnë se nuk do duhet me pas emrin, minimum duhet me pas numrin personal. Në çfarëdo rrethane polici nuk guxon dikën me arrestu pa numër personal. Shkaku se nëse ai i tejkalon kompetencat reklamohet përmes radios dhe televizionit për me raportu në inspektorat”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së thotë se do të bëjë përpjekje për ta gjetur këtë policë, i cili sipas tji, e ka goditur pa ndonjë arsye.

“Ai polic më ka goditur nga prapa, jam kanë duke ecë përpara, dhe e kam pyet “kush je ti, pse ma hi kështu”.

Numër nuk ka pas, kam dashtë me identifiku dhe me qu rastin në inspektorat dhe prapë do të provoj me gjejë atë njeri dhe me qu në inspektorat si rast sepse ai më ka goditur nga mbrapa”, është shprehur Brahimaj.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *