Home / Kryesoret / Deputetja Ferati – Djemt e Tetovës nga helmimi asnjëher nuk do të kenë fëmijë

Deputetja Ferati – Djemt e Tetovës nga helmimi asnjëher nuk do të kenë fëmijë

Deputetja e Pdsh-së Merale Ferati, ka shprehur shqetësimin e madhë ndaj ndotjes alarmante në Tetovë.

Ajo kërkon urgjentisht nga Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi, që ta mbyll fabrikën Jugohrom dhe të shpëtojë qytetarët e Tetovës nga helmimi masovik duke e shpëtuar të ardhmen e këtijë qyteti.

Deputetja Ferati flet me fakte se grimcat PM10 helmuese që gjenden në ajër shkaktojnë sëmundjen e sterilitetit tek meshkujt, andaj fëmijët e Tetovë rrezikojnë në të ardhmen që të mos kenë fëmijë asnjëher në jetë.

Sipas Merale Feratit këto grimca të ndotjes ndikojnën në traktin reproduktiv, andaj edhe steriliteti është tepër i mundshëm.

Deputetja Ferati thotë se në Tetovë nga ndotja enorme e ajrit një numër i madhë i qytetarëve vuajnë nga sëmundjet kancerogjene, fëmijët kanë alergji, ndërsa ata që kanë sëmundjen e astmës mezi marin frymë. Deputetja Merale Ferati këto kritika i ka bërë në Parlamentin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *