Home / Lajme / Maqedoni / Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK), 3 Dhjetori synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar.

Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë të njëjtat nevoja shëndetësore si edhe personat jo me aftësi të kufizuara,kanë nevojë për imunizim, depistim të kancerit,etj. Por ata gjithashtu janë më të prekshëm nga një sëmundje apo një problem shëndetësor, si për shkak të varfërisë ,për shkak të përjashtimit social, gjithashtu edhe për shkak se ata mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet sekondare, të tilla si plagë apo infeksionet e traktit urinar.

Provat kanë treguar se njerëzit me aftësi të kufizuara përballen me pengesa në aksesin për shërbime shëndetësore dhe rehabilituese, për të cilat ata kanë nevojë për më shumë ambiente.

Përqindja e personave me aftësisë të kufizuar është rritur ndër shkaqet e tjera, për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike.

Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë më pak akses në shërbimet shëndetësore dhe për këtë
arsye ata përjetojnë nevoja të e paplotësuara të shërbimit të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *