Home / Lajme / Rajon / Djali i deputetit arrestohet për armëmbajtje

Djali i deputetit arrestohet për armëmbajtje

Komisariati nr. 2 në Tiranë arrestoi të premten dy gjimnazistë të përfshirë në një konflikt në shkollën “Vasil Shanto” para tri ditësh, si dhe sekuestroi një pistoletë tip “Ekol” me tre fishekë.

Mësohet se njëri prej tyre, 16-vjeçari me inicialet G.F, është djali i deputetit demokrat, Mhill Fufi, raporton Shekulli.

Masat ndaj këtyre personave u morën pasi në datë 01.12.2015, shtetasi me iniciale E. F., nxënës në gjimnazin “Besnik Sykja”, ka shkuar në mbështetje të disa shokëve të tij të cilët ishin duke u konfliktuar me disa persona pranë shkollës “Vasil Shanto”. Me pretendimin për t’u sqaruar, ky shtetas pasi është përfshirë në këtë konflikt duke gjuajtur me grushte njërin nga personat e palës tjetër.

I frikësuar nga kjo situatë, shtetasi G.F. ka shkuar në qytetin e Laçit dhe ka marrë një pistoletë “Ekol” të cilën e mbante me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat të cilët kishte goditur me grushte. Gjatë mësimit, ai ia ka dhënë armën shoqes së shkollës, shtetases M.B., për ta mbajtur në çantë.

Veprimet u kryen në prani të psikologes së shkollës dhe psikologes së policisë, dy avokatëve dhe familjarëve. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *