Home / Kryesoret / Do dorëhiqem kur të vijë koha

Do dorëhiqem kur të vijë koha

“Dorëheqjen nga posti i Kryeministrit do të jap atëherë kur të vijë koha. Kjo datë do të jetë në pajtueshmëri më ligjin”. Kështu u përgjigj kryeministri Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve se kur do të jep dorëheqje dhe kush do ta zëvendësojë në këtë post.
Ai ka mohuar se në takimin e fundit të liderëve të jetë diskutuar për problematikën e mediave. “Takimi i liderëve kishte vetëm dy pika dhe asnjëra nuk ishte për mediat. Pika e parë ishte zgjedhja e anëtarëve të KZH-së dhe e dyta ishte metodologjia se si do të zgjidhet sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së në pajtim me ligjin dhe këtë do të duhet ta bëjë vetë KSHZ-ja. Gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit, në takim u përmendën mediat por nuk u biseda asgjë konkrete”, tha Gruevski, njofton “Koha”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *