Home / Lajme / Maqedoni / Doganierët maqedonas kapin serbin me 152.395 euro

Doganierët maqedonas kapin serbin me 152.395 euro

Doganierët e Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të një automjeti motorik me targa serbe në një bunker të bërë në mënyrë speciale, gjetën 152.395 euro.

Siç njofton sot Drejtoria doganore, më 16 dhjetor në orën 20 në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje të Republikës së Maqedonisë është ndaluar një automjet motorik Mercedes E2220 me targa të Serbisë i drejtuar nga një shtetas serb nga Presheva. Gjatë kontrollit të detajuar doganor në automjetin motorik në pjesën e poshtme pas targës së parme, është gjetur një bunker special prej ku janë nxjerrë 152.395 euro.

Në pajtim me Ligjin për punën me deviza, personit i janë kthyer 10.000 euro, shumë të cilën një jorezident mund lirisht ta nxjerrë jashtë shtetit pa i paraqitur, ndërsa 142.395 eurot e tjera janë ndalur dhe deponuar përkohësisht në Thesarin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *