Home / Lajme / Maqedoni / Dorëzimi i kartelave shëndetësore shtyhet për në 20 janar

Dorëzimi i kartelave shëndetësore shtyhet për në 20 janar

Pak orë para Vitit të Ri ende nuk janë përpunuar 1/3 e kartelave elektronike shëndetësore, edhe pse nga fondi njoftuan se deri në fund të vitit, të gjithë qytetarët që jane ne pritje do ti marrin.

Alsat-M ka kërkuar informacione nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor deri ku është realizimi i projektit. Nga fondi u përgjigjën se dorëzimi i kartelave  është shtyrë për 20 janar.

“Procesi për shtypjen e kartelave është në rrjedhje e sipër. Numri total i kartelave  që duhet shtypur është 92.107 prej të cilëve 67.345 janë shtypur dhe shpërndarë në qendër të Fondit. Megjithatë, shpërndarja do të fillojë më 20 janar 2016, kur do të jenë të shtypura edhe pjesa tjetër e kartelave, përkatësisht 24.762″, thanë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Ndryshe në mes të këtij muaji drejtori i Fondit, Orhan Ramadani sqaroi se vonesa ishte për shkak të problemeve të caktuara, por se qytetarët së shpejti do ti marrin kartelat e tyre e tyre.

Disa qytetarë për kartelat e tyre presin gjithë vitin ndërsa për to kanë paguar nga 100 deri në 250 denarë në varësi të kategorisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *