Home / Kryesoret / Drejtësia maqedonase terrorizon nënën shqiptare, Shqipëria heshtë

Drejtësia maqedonase terrorizon nënën shqiptare, Shqipëria heshtë

Nusja shqiptare Nazmija po vazhdon të maltretohet nga drejtësia maqedonase, e cila nuk e trajton me dinjitet këtë nënë, e cila mbeti pa djalë, pa shtëpi, pa bashkëshortë dhe pa asnjë shpresë.

Aq më keq, kur ajo ishte viktimë e një pazari. Burri saj maqedonas Marjan Donov,  përmes disa ndërmjetësueve pagoi 52 mijë denarë për shqiptaren si të ishte mall i lirë kinez, njofton agjencia e lajmeve INA.

Njëzetepesë vjecarja u martua tre vite më parë, lindi një djalë dhe pastaj u hodh në rrugë nga bashkëshorti i saj. Gjykata e Kavadarit ka vendosur që fëmija t’i takojë Marjanit, pasi që Nazmija nuk përmbush kushtet sociale për ta mbajtur fëmijën.

Madje, ajo rrezikon të dëbohet edhe nga Maqedonia për faktin se pa ca kohe i ka skaduar afati i lejeqëndrimit.

Në cilin vend të botës trajtohet në një këtë mënyrë? Është e cuditshme se Ambasada shqiptare në Shkup nuk ka dalë me asnjë reagim për terrorin që po ushtrohet ndaj shtetases së saj.

Megjithatë, Nëna e Nazmijes, Rajmonda Maxhari, ka një muaj që nga Shqipëria ka ardhur në Kavadar që nga afër të përcjellë procesin gjyqësor ndaj bijës së saj.  Ajo thotë se drejtësinë do ta kërkoj edhe në Shqipëri.

“Unë pas kësaj do të iki në polici shqiptare. Ai mendon se nëse përfiton këtu do t’ja tregoj qejfin andej në Shqipëri. Nesër bëhen një muaj që kam ardhur këtu, kam ikur nga shtëpia nga familja, kam lënë burrin 70 vjecar”, tha Rajmonda Maxhari

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *