Home / Kryesoret / Eco Guerilla dhe FRBDI përplasen për protestat

Eco Guerilla dhe FRBDI përplasen për protestat

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në dy protestat e fundit në Tetovë kundër ndotjes, nuk ka kaluar në heshtje. Kështu, formumi rinor I BDI-së, ka kërkuar që Lëvizja Eco Guerilla të mbajë përgjegjësi për incidentet para komunës. “Vallë a duhet që Komuna të denoncoj shoqatën e cila e organizoi protestën e sotme me ç’rast me koktel molotov dhe me vezë u sulmua institucioni i Komunës së Tetovës. Shoqata në fjalë pamëdyshje se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë akt vandal dhe të jep llogari para organeve të drejtësis për organizimin e dobët me ç’rast nuk u kursyen edhe fëmijët për ta arritur një qëllim të errët”, kanë pyetur nga Forumi Rinor I BDI-së njëkohësisht duke kërkuar edhe llogari dhe përgjegjësi.E mënjëhershme ka qenë përgjigjeja e organizatorëve, gjegjëissht kryetarit të lëvizjes Eco Guerilla Arjanit Xhaferi. “Pyetja qe ju duhet te parashtroni eshte a duhet KOMUNA te denoncoje ata aktivistet e partive tuaja qe fshiheshin pas ketyre femijeve dhe gjuanin objektin e komunes me veze, me gurre, me molotova. Policia e Tetoves me lajmeroi per rastin dhe i riu qe ka hedhur molotovin eshte identifikuar, poashtu dhe “ai i pjekuri pas shpines se te riut” qe ia ka lene ne dore koktejin molotov minorenit ne fjale. Njerezit tuaj nga lart, ne zyrat e komunes, e shohin sakte kush fshihet pas atyre femijeve, dhe ju inkurajoj ti denonconi dhe ti publikoni me emer e mbiemer, e me perkatesi partiake te njejtit.Shoqata e cila organizoi protesten per te cilen ju flisni, e organizoi protesten ne sheshin ILIRIA, dhe nuk mba pergjegjesi per vezet qe dikush i hedh komunes se Tetoves sa dite me rradhe. Dje (nese nuk gaboj) ka qene dita e katerte e hedhjes se vezeve. A ka denoncuar komuna hedhesit e vezeve te diteve para te djeshmes apo te pardjeshmes kur shoqatat tona nuk kishin organizuar protesta ne shesh, apo ne pika te ndryshme te qytetit. Per me teper zoterinj te FR te BDI-se, a ju ka informuar komuna se pavaresisht faktit qe nuk ishte puna ime, erdha une dhe i luta ata femije te shperndahen dhe te mos bien pre e aktivisteve partiake qe fshiheshin pas tyre”, shkruan Arjanit Xhaferi.Komentet në rrjetet sociale kanë vijuar edhe më pas, ku nga Forumi I BDI-së, kanë akuzuar se aktivist të partive opozitare kanë qenë të infiltruar në incidentet para komunës dhe sipas këtij forumi duhet që organizatori të mbajë përgjegjësi.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *