Home / Sport / Edhe Napoli në garë për shërbimet e Granit Xhakës

Edhe Napoli në garë për shërbimet e Granit Xhakës

Listës së gjatë së klubeve që po kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar të Borussia Monchengladbach, Granit Xhakës i është shtuar edhe skuadra italiane e Napolit.

Presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis është i gatshëm që të shpenzojë para të majme gjatë janarit për ta sjellë nën urdhrat e trajnerit italian, Maurizzio Sarrit.

Sipas medieve angleze, Napoli ka kontaktuar tashmë agjentin e reprezentuesit zviceran, ku De Laurentiis shpreson ta transferoj futbollisti për 15 milionë euro.

Napolitanët gjithashtu kanë ofruar 25 milionë euro për Daniele Ruganin, e cila është hedhur poshtë nga Juventusi javën e kaluar.

Kujtojmë se për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili po kalon pushimet në Kosovë, kanë shprehur interesim edhe Liverpooli, Arsenali dhe Bayern Munich.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *