Home / Kryesoret / Ekspoze e kryetarit të komunës së Zhelinës Fatmir Izairi

Ekspoze e kryetarit të komunës së Zhelinës Fatmir Izairi

Ne këtë ekspoze vendosa që ta rishikoj programën time parazgjedhore dhe të bëj një raport mbi realizimin e këtij programi, edhe pse Ju e keni të njëjtin para vetes, do të nis nga e para, gjegjësisht:

Vizioni: Një komunë stabile në aspektin financiar, administratë profesionale, ndërmarrje publike e cila do të ushtron të gjitha veprimtaritë e parapara me Ligj, vendbanime me një pamje urbane, që nënkupton vendbanime me plane urbanistike të miratuara, infrastrukturë rrugore të ndërtuar dhe rikonstruar, ndërtim dhe rikonstruim të rrjetit të ujësjellësve dhe kanalizimeve, si dhe një infrastrukturë shkollore, që do t’i plotësojë kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor, eventualisht edhe me një shkollë të mesme komunale.

Gjykuar nga ky vizion, mund te themi se, përveç një shkolle te mesme komunale, pjesa tjetër është realizuar në një shkalle te kënaqshme.

Strategjia: Vazhdimësi e rrugës së trasuar në 4 vitet e kaluara, që nënkupton se forma e vetme e realizimit të projekteve të mëdha është bashkëpunimi në mes të bashkësive vendore apo qytetarëve, pushtetit vendor, pushtetit qendror, si dhe një bashkëpunim me institucionet e ndryshme, të vendit dhe të huaja rreth shfrytëzimit të mjeteve nga Banka Europiane, Botërore, Ambasadat në vend, IPA-RD fondet, etj.

Në strategjinë programore kam përmendur se komuna nga vitit 2013 do të menaxhon me tokën ndërtimore dhe nga transferi i tokës shtetërore në atë private do të sigurohen mjete shtesë për realizimin e projekteve të përmendura dhe njëkohësisht do të krijohen kushte, që komuna si financiarisht stabile të siguron kredi afatgjate dhe të destinuara për projektet e infrastrukturës, me një shkallë të ulët të interesit.

Pa dyshim qe trasuam po atë rrugë bashkëpunimi me bashkësitë vendore, me grupe te qytetareve,me dikasteret dhe ministri te ndryshme, Bankën Evropiane dhe botërore si dhe shfrytëzimi I IPA-rd fondeve jo që nuk munguan, por mund të krenohemi se kemi pasur një bashkëpunim të mirëfilltë dhe kemi shfrytëzuar mjete për disa projekte infrastrukturore.

Komuna veç më menaxhon me tokën ndërtimore, është bërë një pjesë bukur e mirë e transferimit të kësaj toke dhe kjo padyshim që na garanton një stabilitet financiar, ku veç më kemi të shfrytëzuar kredi te volitshme nga Banka Botërore për ndërtimin e rrugës, nga ish zyra e vendit, deri te xhamia e epërme në Zheline dhe jemi ne biseda për sigurimin edhe te 1 milion eurove për ndërtimin e ujësjellësit në vendbanimet e dervenit.

Qëllimi 1: Infrastrukturë për mjedis të pastër

  1. Sot në Komunën e Zhelinës, në 18 vendbanime, mund të merret leje ndërtimi. Disa vendbanime kanë plan urbanistik, te disa është në procedurë e sipër, e në shumë vendbanime janë në fuqi Aktet e përgjithshme.
  2. Rrjeti i kanalizimit në Zhelinë, në gjatësi prej 3 km (pjesa e mbetur), gati i përfunduar ne tërësi.
  3. Rrjeti i kanalizimit në Strimnicë, i përfunduar
  4. Faza e dytë e ujësjellësit në Strimnicë, e përfunduar
  5. Rrjeti i kanalizimit në Leshnicë të poshtme, ka të kompletuar dokumentacionin teknik dhe sigurisht se do të realizohet vitet në vijim. Realizimi është më i lehtë, pasi deri te shkolla është e përfunduar.
  6. Ka përfunduar rrjeti i kanalizimit për vendbanimet Pallaticë dhe Uzormisht dhe gjysma në fshatin Trebosh, kurse për pjesën tjetër, është zgjidhur forma e financimit dhe realizimi do të kryhet gjatë vitit 2016. Kështu përfundon rrejti i kanalizimit në 5 vendbanimet me rreth 40 km rrjet të kanalizimit.
  7. Dokumentacioni teknik si dhe konstruksioni financiar për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujit, pompat e ujit në lokacionin “Dy Fazanat”, gypi shtytës deri te rezervuari apo stacionazhi i parë, ndërtimi i rezervuarit dhe gypi kthyes furnizues, deri te udhëkryqi në drejtim të rrugës për Shemshovë, Siriçinë dhe Jegunovcë, prej ku do të vazhdon në vendbanimet: Trebosh, Pallaticë, Uzormisht, është çështje e cila e ka të zgjidhur konstruktin financiar, domethënë kontratë të nënshkruar me Ministrinë e financave me vlerë prej 270.000,00 euro, kredia nga banka Europiane për Zhvillim, nëpërmjet Ministrisë së transportit ne vlerë prej 550 mijë euro si dhe sot shpresoj se Këshilli do të miratojë edhe pjesën që duhet të financojë komuna përafërsisht rreth 200 mijë euro, pasi ky projekt në tërësi ne baze te dokumentacionit teknik kap vlerën prej rreth 1.100.000,00 euro. Pjesa e dytë e pikës 7, vazhdimi i furnizimit me ujë, po nga rezervuari i përmendur, për 8 vendbanimet e dervenit: Grupçin, Dobërc, Llërc, Çiflik, Kopaçindoll, Novosellë, Rogle, Cerovë, do të jetë projekti kyç për vitin që vjen dhe nga ajo qe thash edhe me lartë, do te financohet nga kredia e Bankës Botërore. si dhe bashkëpunimi më i mirënjohur me qytetaret apo shfrytëzuesit e shërbimit në të ardhmen.
  8. Dokumentacioni teknik dhe mundësisht, nisja e realizimit të ujësjellësve të parapara në pikën 8 të programës, dhe në këtë rast, me që Cerova i bashkëngjitet pikës së lartpërmendur, mbetet Merova për të cilën dokumentacioni teknik është në përfundim e sipër. Pasi që atje kemi të hapura puse dhe ekziston rezervuari i ujit, shpresojmë se edhe për këtë projekt të sigurohen mjetet gjatë vitit 2016. Në Llukovicë ka rrjet të ujësjellësit, dhe sipas nevojës do të bëhet rikonstruim i tij. Sallareva dhe Leshnica e epërme, mbeten të pazgjidhura, për të cilat Komuna do të duhet vitet në vijim të gjej zgjidhje.

9 &10. Përpilimi i dokumentacionit teknik për rrjetin e kanalizimeve është në realizim e sipër, për vendbanimet e dervenit dhe Leshnicë e epërme, por pasi edhe ne programin tonë e kemi theksuar sipas mundësive, për fat të keq, nuk jam i bindur se do të fillojmë shpejtë me punimet, pasi ky projekt kërkon një financim shumë të madh dhe një bashkëpunim nder komunal si projekt i përbashkët me Komunën e Sarajit, për shkak të rrjedhjes së ujit në atë anë.

11 & 12. Rikonstruimi i rrugëve në Leshnicë të poshtme dhe Cerovë, është i përfunduar.

  1. Rikonstruimi i rrugës në Zhelinë, nga rruga regjionale deri te zyra e vendit, është e përfunduar dhe vlera është katër here me e larte nga ajo që është paraparë në program, domethënë deri te Xhamia e epërme bashkë me trotuare dhe kanalizim atmosferik.
  2. Rikonstruimi i rrugës nga rruga regjionale deri në Çiflik është nënshkruar marrëveshje me mjetet e siguruara nga Agjencioni për përkrahje të zhvillimit rural, dhe pritet punët të fillojnë në pranverë të vitit 2016 (varësisht nga kushtet klimatike). Edhe pse në program është paraparë 1500 metër, marrëveshja është kontraktuar për një gjatësi prej 2000 metër.
  3. Asfaltimi i rrugës sekondare që i lidh vendbanimet Dëbërc, Llërc, Çiflik në gjatësi prej 1 km. Për këtë ekziston dokumentacion teknik, pritet të gjendet zgjidhje për realizimin e saj.

16, 17, 18 &19. Gjatë këtij viti është bërë sajimi i gropave, në vendbanimet: Novosellë, Rogle, Kopaçindoll. Në përfundim e sipër dokumentacioni teknik, për rikonstruimin e këtyre rrugëve.

  1. Asfaltimi i rrugës prej te zyra e vendit deri te shkolla fillore në Zhelinë, është çështje e zgjidhur, është nënshkruar kontrata (marrëveshja), me mjete të Agjencionit për përkrahje të zhvillimit rural dhe bujqësisë.
  2. Nga 42 mijë begaton të parapara, për vitin 2016 kanë ngelur të ndahen edhe 16000 metër katror.
  3. Pastrimi i deponive të egra, mirëmbajtja e pastërtisë publike vazhdon të realizohet me mjete të siguruara nga Ministria e ekologjisë (nafta), buxheti i Komunës si dhe puna e të punësuarve në NPK “Mirëmbajtja”.
  4. Emërimi i rrugëve, vendosja e numrave në çdo shtëpi është e përfunduar. Sinjalizimi vertikal dhe horizontal i rrugëve mbetet të realizohet gjatë vitit 2016.
  5. Ndërrimi i poçeve të zhivës me ato të natriumit, e paraparë në formë të partneritetit privato- publik, ka ndryshuar qasjen dhe komuna për çdo vit gjatë mirëmbajtjes së ndriçimit publik, vendos poçe të reja të këtij lloji dhe sigurisht se brenda 1 ose 2 viteve edhe kjo do të përfundoj tërësisht.
  6. Mirëmbajtja dimërore dhe verore e rrugëve, vazhdon të realizohet në vazhdimësi çdo vit kete vit bëme edhe rikonmstruimin e rrugëve të disa vendbanimeve si psh: Sallarevë, Merove, Llukovicë, Rogle, Kopacindoll, Strimnicë, Pallaticë, Uzurmisht, Zhelinë dhe Trebosh. Në disa vendbanime do të ndërtohen rrugë te reja në pranverë, prandaj nuk e bëme sanimin, keshtu qe në pranvere mbetet të bëjme rikonstruimin e disa rrugëve në Novosellë, Grupçin, Llërcë dhe Debërcë.

Qëllimi 2: Arsimi

  1. Realizimi i fazës së dytë të shkollave në vendbanimet Merovë, Novosellë, Kopaçindoll, e përfunduar. Gjatë pushimit dimëror të këtij viti vazhdon rikonstruimi i objektit shkollor në Grupçin, rreth dyshemeve dhe nxehjes qendrore me vlerë rreth 120000 euro, që nënkupton, investimet në arsim dyfishohen, pasi vitin e ardhshëm Ministria e arsimit do të koofinancojë edhe objektin e shkollës në Çiflik, e cila tani është drejtori më vete pas ndarjes së shkollave, kurse Komuna do të bëjë rikonstruim të shkollës në fshatin Rogle, e cila nga viti 2017 është e paraparë të funksionojë si drejtori.
  2. Mundësia për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Leshnicë të poshtme ose ndjekja e mësimit në shkollën e Zhelinës ende e pazgjidhur.
  3. Investim në infrastrukturën shkollore e cila bëhet në kontiunitet, këtë vit është investuar në rrethimin e oborrit të shkollës në Merovë. Është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e fushës së sportit në Dobërc. Ndërtimi i nyjave sanitare në shkollën e Zhelinës dhe deri sot do të kishim përfunduar edhe disa investime për nxehjen qendrore dhe rregullimin e dyshemeve në Strimnicë, rregullimi fushës së sportit në Novosellë, ndërrimi i kulmit të shkollës në Pallaticë,fushes se sportit ne fshatin Trebosh,por me pa të drejtë na u morrën 150000 euro për ndërtimin e shkollës së Pallaticës, ku komuna atë kohë nuk ka ekzistuar, për të cilën çështje komuna ka ngritur procedurë dhe shpresojmë se mjetet do të kthehen.
  4. Mjete shtesë nga komuna për zhvillim të procesit edukativo arsimor më kualitativ, bëhet në kontiunitet. Të gjitha shkollave këtë vit iu kemi ndarë mjete për pagesë të rrymës elektrike dhe faturave tjera rreth infrastrukturës shkollore, si dhe furnizim me karburante dhe fakti që më gëzon është se në takimin me drejtorët e shkollave, kuptova se shkollat nuk kanë asnjë borxh financiar ndaj askujt. Pjesa e dytë e kësaj pike, ka të bëjë me organizimin e garave sportive, gjë që komuna e ka realizuar, e formimin e klubeve shkollore sportive dhe të cilave iu ndajmë mjete në kontiunitet.
  5. Ndarja, mëvetësimi dhe rajonizimi i shkollave fillore në territorin e komunës së Zhelinës, dhe atë:
    1. Riorganizimi i shkollës qendrore në Grupçin, me shkollat periferike: Kopaçindoll dhe Dobërc;
    2. Formimi i shkollës qendrore në Rogle, me shkollat periferike: Merovë, Novosellë, Sadllarevë, Cerovë;
    3. Formimi i drejtorisë (shkollës) qendrore në Çiflik, që mban emrin e dëshmorit të kombit ,,Rametulla Ameti,, me shkollën periferike: Llërc.

Qëllimi 3: Shëndetësi me standard respektabël

1, 2, 3. Nuk mund të themi se kemi bërë diçka më të theksuar, pasi që edhe në program e kam cekur, se mjekësia primare është e privatizuar, por nuk mungon aktiviteti jonë rreth ndihmave individuale, varësisht nga kërkesat. Me miratimin e planit urbanistik për fshatin Zhelinë, është paraparë sipërfaqeje prej rreth 10 000 metër katror, për mjekësi sekondare dhe nëse ka të interesuar jemi në gjendje t’ia ofrojmë parcelën.

Qëllimi 4: Bujqësi e denjë

  1. Ekipi i ekspertëve të bujqësisë, qëndron shpesh në Komunën e Zhelinës dhe realizon takime me bujqit, por sigurisht që komuna në të ardhmen do t’i jep më shumë prioritet kësaj çështje.
  2. Mirëmbajtja e rrugëve të fushave dhe pastrimi i degëve të drunjte, realizohet në kontiunitet nga NPK “Mirëmbajtja”.
  3. Krijimi i kushteve për një treg të volitshëm dhe plasman të kulturave bujqësore e parealizuar.

Qëllimi 5: Kulturë e pasur

  1. Themelimi i shoqërive kulturore artistike ende nuk është realizuar, edhe pse Komuna ka bërë përpjekje për stimulim, duke ofruar mbështetje financiare, por shpresojmë se në të ardhmen do të ketë gatishmëri nga persona të caktuar që të realizojnë këtë. Gjatë vitit 2015 është themeluar shoqata OJQ “Euro Idea”, me përkrahje financiare nga komuna.
  2. Është intervenuar pjesërisht në rikonstruimin e urrës së Gurrit dhe ndriçimin publik mbi urë.

Qëllimi 6: Rini, sport dhe rekreacion

  1. Komuna financon klubin sportiv komunal “Liria” dhe klubet e formuara nëpër shkolla, kurse për klubin sportiv në Strimnicë edhe pse mjetet janë të parapara në buxhet, nuk mund të shfrytëzohen për shkak të disa pengesave në regjistrimin e klubit.
  2. Punohet me intensitet të lartë, për përfundimin e sallës sportive në Zhelinë, e cila pas disa muajve do të finalizohet.
  3. Ndërtimi i sallës së sportit në derven, në oborrin e shkollës në Grupçin (në program kemi thënë “mundësisht”). Gjatë vitit 2016 do të përgtatitim dokumentacion teknik, e cila sipas mundësive do të kryhet.
  4. Ndërtim të fushave të vogla sportive, 4 prej të cilave u përmenden më lartë.
  5. Aktivitete rreth fushave të mëdha sportive, mbeten obligim i Komunës së Zhelinës.

Qëllimi 7: Turizëm përfaqësues

  1. Në program kemi thënë, se në Komunën e Zhelinës ka mungesë të kushteve elementare infrastrukturore dhe nuk mund të premtojmë diçka të veçantë, por sektori për zhvillimin ekonomik lokal, tani më ka përgatitur strategji, ku si pikë është paraparë edhe turizmi.

Qëllimi 8: Biznesi, partner drejtë mirëqenies

  1. Përmirësimi i kushteve dhe klimës së biznesit, seminare të ndryshme, përvoja dhe njohuri nga ekspertë të vendit dhe të huaj, urbanizimi i vendbanimeve për ushtrim të veprimtarive të ndryshme, respektivisht krijimi i një fryme të bashkëpunimit të përafërt me ndërmarrjet, për një zhvillim sa më të mirë ekonomik-lokal, është më realitet i cili në vazhdimësi realizohet, të cilën e konfirmon edhe sektori i biznesit dhe e gjithë kjo rezulton me hapjen e vendeve të reja të punës. Në pikën dy të këtij qëllimi, lehtësimi i procedurave për pajisjen e lejeve për ndërtim dhe dokumentacion tjetër të nevojshëm, dëshmi më e fuqishme janë projektet në Zonën industriale dhe dhënia e gati mbi 20 lejeve për ndërtim, si dhe interesimi i kompanive relevante për investim në komunën tonë. Kjo ndërlidhet me pikën 3 të këtij qëllimi për promovimin e kësaj zone dhe këtë promovim tani më së miri e bëjnë kompanitë që veç më kanë marrë leje për ndërtim dhe janë dëshmitarë të transparencës dhe përkrahjes tonë, me të vetmin qëllim, tërheqjen e investitorëve.

Qëllimi 9: Përkujdesje sociale që garanton dinjitet të qytetarëve

  1. Tani më dy vite radhazi, Komuna e Zhelinës, përkrah fuqishëm familjet e rrezikuara sociale me produkte ushqimore dhe higjienike, edhe pse në buxhetin e vitit 2013, komuna ka paraparë mjete për 100 familje, numri i familjeve aktualisht ka arritur në 140.
  2. Shoqatë humanitare në Komunën e Zhelinës ende nuk është formuar, por e njëjta do të jetë prioritet i komunës në të ardhmen.
  3. Lidhur me kategorizimit dhe detektimit të fëmijëve më aftësi të kufizuara, jemi në bashkëpunim me qendrën ditore në Tetovë, duke financuar transportin e disa fëmijëve të vendbanimeve të Komunës, dhe jemi të gatshëm të financojmë edhe raste tjera.

Tema tjera:

Në pjesën e fundit të programës, sigurisht që ne në vazhdimësi punojmë në drejtim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, për pagesë të tatimeve, taksave komunale dhe padyshim se jemi shembull i koofinancimit me vetë-dëshirë nga ana e qytetarëve dhe në këtë mënyrë arritëm të realizojmë projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve në disa vendbanime.

Jemi aktiv në aspektin e bashkëpunimit rajonal, rreth projekteve të përbashkëta për menaxhim me mbeturinat, për eliminim të ujërave të zeza, furnizim me ujë, si që është dokumentacioni teknik në përfundim e sipër për furnizim me ujë nga Sharri, të katër komunave: Vrapçisht, Bërvenicë, Bogovinë dhe Zhelinë, dhe në mënyrë permanente vazhdojmë të japim kontributin tonë, rreth arritjes së vlerës së paraparë me ligj, që 1% i BPV të ndahet drejtë në nivel rajonal.

Jemi aktiv për bashkëpunim ndërkufitar, si që ishte vitin e kaluar bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës, i cili edhe pse nuk rezultoi me ndonjë sukses, por na ofroi përvojë të duhur, që edhe këtë vit të vijojmë me aktivitetet për një projekt të përbashkët me Qarkun e Gjirokastrës, Janinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *