Home / Kryesoret / El-Hilal ndan 38 bursa për studentët

El-Hilal ndan 38 bursa për studentët

Oranizata humanitare El Hilal vazhdon traditën e saj në ndarjen e bursave për studentët, ku mbrëmë në hapsirat e restorantit Bushi Resort në Shkup ndau bursa studimore për 38 studentë të përzgjedhur nga komisioni i organizatës El Hilal nga 100 kandidatë të paraqitur për të fituar këtë bursë studimore.

El –Hilal më këtë aktivitet human ka filluar që nga viti 2004 dhe që nga ai vit e deri më sot bursën e organizatës El Hilal e kanë fituar rreth 500 studentë. Në cilësinë e kryetarit të kësaj organizate ndjehem I nderuar që kjo organizatë humanitare 25 vjet e vjetër ka kontribuar shumë arsimin shqip, në Republikën e Maqedonisë, deklaroi Behixhudin Shehabi kryetarë I organizatës humanitare El-Hilal, njofton Tv Koha.

Kryetari i komunës së Cairit Izet Mexhiti në fjalën e tij u shpreh se tanimë ne shqiptarët nuk flasim për problemet në arsim, por për investimet në arsim, investimi më I mirë që mund të bëjnë njerëzit në jetën e tyre është investimi në arsimimin e faktorit njeri, dhe ku aktivitet human i organizatës El-Hilal është një investim në arsimimin e faktorit njeri, andaj unë e inkurajoj El-Hilalin që të vazhdojë të investojë në këtë fushë edhe në të ardhmen.

Në këtë eveniment humanitarë prezent ishte edhe prorektori për arsim në Universitetin Shtetërorë të Tetovës Reshat Qahili I cili në emrin e tij dhe në emër të rektorit Vullnet Ameti shprehu falenderimet e tij për këtë organizatë humanitare që këto bursa studimore, ndër vite i’u ka ndarë edhe studentëve të cilët studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, uroj që këtë traditë kaq humane dhe njerëzore ta vazhdoni edhe në të ardhmen dekalroi Reshat Qahili prorektorë për arsim pranë Universitetit shtetëror të Tetovës, transmeton Tv Koha

Ndryshe nga komisioni që bëri përzgjedhjen e studentëve të cilët fituan bursën e El-Hilalit u shprehën se përparësi për fitimin e bursës studimore të El-Hilalit kanë studentët që vijnë nga familje skamnore, studentët të cilët janë fëmijë të dëshmorëve, studentët jetim (bonjak) dhe ata studentë që kanë mesatare të lartë të notës në Universitetet ku ata studiojnë, dhe se kjo bursë të cilën ndan El-Hilali nuk nënkupton vetëm aspektin financiar, mjetet financiare por kjo bursë është edhe një lloj motivimi, stimulimi që këta studentë të vazhdojnë me sukses studimet e tyre dhe në të ardhmen të na bëjnë krenarë me të ariturat e tyre.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *