Home / Lajme / Botë / Emigrantët në SHBA protestë para Shtëpisë së Bardhë

Emigrantët në SHBA protestë para Shtëpisë së Bardhë

Para Shtëpisë së Bardhë është mbajtur një protestë pas  pretendimeve se qeveria e SHBA-së do të dëbojë familjet të cila kanë hyrë ilegalisht në vend që nga fillimi i vitit 2014,.

Nën organizimin e organizatës së shoqërisë civile “Casa” e cila më së shumit në SHBA ushtron aktivitetin për të drejtat e emigrantëve me origjinë latine, para Shtëpisë së Bardhë u mblodhën afërsisht 100 persona. Protestuesit të cilët më shumë ishin nga familjet emigrante kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime në gjuhën angleze dhe spanjolle në lidhje për parandalimin e dëbimit të emigrantëve.

Gjithashtu grupi duke hedhur slogane si “është e drejta jonë të jetojmë në këtë vend”, “kërkojmë drejtësi”, “jo më tepër dëbime” i kanë bërë thirrje presidentit amerikan Barack Obama për të drejtat e tyre. Familjet kanë kërkuar që të ndalohet programi i cili i iu mundëson zyrtarëve të Emigracionit dhe Doganave që nga fillimi i vitit të kryejnë bastisje ndaj familjeve emigrante.

Përgjegjësi i organizatës “Casa” për rajonin Maryland, Gustavo Torres, në një konferencë për shtyp ka theksuar se rikthimi i emigrantëve nuk përputhet me vlerat e SHBA-së. Torres ka pohuar ndër të tjera se “të pranosh komunitetet azilkërkuese është një nga vlerat tona kombëtare. Çfarëdo lloj statusi që të keni ju keni të drejtë të jetoni në këtë vend”.

Ndërsa emigrantja me emrin Sarah e cila i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së ka tërhequr vëmendjen se shumë emigrantë largohen nga dhuna dhe strehohen në SHBA. Sarah duke shpjeguar se njerëzit që duan të shpëtojnë nga dhuna në Honduras vazhdojnë të largohen u shpreh se “ato që po përballen me këtë dëbim janë njerëz që janë larguar nga dhuna. Por tani ato po përballem me rrezikun për tu rikthyer në vendin ku përjetohet kjo dhunë”.

Sipas lajmit në ditët e mëparshme të gazetës Washington theksohet se qeveria e SHBA-së është duke vendosur në zbatim një program i cili iu mundëson zyrtarëve të Emigracionit dhe Doganave që nga fillimi i vitit të kryejnë bastisje ndaj familjeve emigrante të cilat kanë hyrë ilegalisht në vend që nga fillimi i vitit 2014. Në lidhje me programin i cili pretendohet se autoritetet e migracionit do të zbatojnë operacione në të gjithë vendin theksohet se Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtarë për këto operacione. Ky lajm është pritur me reagime nga emigrantët me origjinë latine në vend.

Gjithashtu lexo

Sidnei. Për shkak të erës së fuqishme janë anuluar ose shtyrë dhjetëra fluturime

 Puna e aeroportit në Sidnei është çrregulluar për shkak të motit me erë ndaj bregut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *