Home / Lajme / Botë / “Estonian Air” zyrtarisht ka falimentua

“Estonian Air” zyrtarisht ka falimentua

VILNIUS (AA) – Gjykata Rajonale në Harju të Estonisë shpalli zyrtarisht se linja ajrore kombëtare e vendit “Estonian Air” ka falimentuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Postimees”, gjykata ka marrë vendim që procedura e falimentimit të kompanisë të hyjë në fuqi në mbledhjen e parë të kreditorëve e cila planifikohet të mbahet më 15 janar 2016 dhe se në menaxhimin e falimentimit të përkohshëm janë emëruar Toomas Saarma dhe Andries Palmits.

Më parë ishte theksuar se kompania e linjës ajrore estoneze ka marrë grant qeveritar të padrejtë rreth 85 milionë euro dhe pasi që Bashkimi Evropian kishte kërkuar që kjo sasi të rimbursohet kompania muajin e kaluar kishte njoftuar se i ka ndaluar aktivitetet.

“Estonian Air” e cila u themelua në vitin 1992, ishte duke luftuar me krizën financiare që nga viti 2006.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *