Home / Kryesoret / Fisnik Shabani u zgjodh kryetar i Forumit Rinor Islam

Fisnik Shabani u zgjodh kryetar i Forumit Rinor Islam

Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e pestë zgjedhor.

Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si përfaqësues të organizatave të ndryshme, ish kryetarët e FRI-së, anëtarë e aktivistë të tjerë.

Kuvendi u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kuvendit, Mr. Kujtim Kasamit duke vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliut.

Para se të fillojnë punimet e kuvendit, fjalë përshëndetëse patën kryetari i parë i FRI-së, Mr. Bashkim Aliu, kryetari i OH “Kalliri i mirësisë”, Rufat Sherifi, kryetari i QMBI-së, Mr. Muhamed Murtezi, Dr. Afrim Osmani dhe Sabile Sherifi, ish përgjegjëse e Sektorit të Femrës pranë FRI-së.

Në seancën e parë të kuvendit u bë raportimi i aktiviteteve të FRI-së dhe raportimi financiar për vitin 2015, të cilët raporte edhe u miratuan nga kuvendarët.

Poashtu u bë prezentimi i realizimit të planit strategjik 2012-2015, prezentimi i aktiviteteve që kanë qenë risi gjatë kësaj periudhe si dhe në fund u bë edhe dekorimi i kryesisë dhe bartësve të aktiviteteve inovative.

Në seancën e dytë të kuvendit u bë shpërndarja e kuvendit të vjetër, formimi dhe miratimi i kuvendit të ri si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe dy nënkryetarëve.

Kryetari i ri i kuvendit të FRI-së u zgjodh Mr. Muhamed Jashari, dy nëkryetarët u zgjodhën Ilir Sulejmani dhe Ganimete Shasivari.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të ri të kuvendit, kuvendarët propozuan dhe pas votimit, kryetar i Forumit Rinor Islam u zgjodh Fisnik Shabani.

Fisnik Shabani jeton dhe vepron në Tetovë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore, në të njejtin vazhdon edhe studimet pasdiplomike, në të njejtin drejtim. Për periudhën 2012-2015 ka qenë kryetar i FRI-së, Dega në Tetovë.

Kuvendi poashtu miratoi edhe formimin e një pjese të kryesisë së FRI-së për periudhën 2015-2019, që do ta përbëjnë kryetarët e Degëve ku vepron FRI-ja, Liridon Ismaili nga Kumanova, Abdulhamid Mustafa nga Shkupi, Mevlan Abazi nga Tetova, Xhemal Ahmedi nga Kërçova, Veton Ibrahimi nga Prilepi, Mevlan Zendeli nga Gostivari.

Në fund, kryetari i posazgjedhur i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, iu drejtua të pranishmëve me fjalim përshëndetës. Me këtë edhe u përmbyllën punimet e kuvendit të pestë zgjedhor të FRI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *