Home / Kryesoret / Fjalimi i Teuta Arifit për ndërprerjen e mësimit

Fjalimi i Teuta Arifit për ndërprerjen e mësimit

Duke u nisur nga fakti se ditëve të fundit, indikatorët e ndotjes së ajrit ambiental në komunën e Tetovës kanë arrtiur shifra alarmante, komuna e Tetovës në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe shkencës solli vendim për ndërprerjen e menjëhershme të procesit edukativo-arsiomor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si  dhe në çerdhet që janë nën juridiksionin e komunës së Tetovës.
Të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës si dhe implikimet negative të ndotjes së ajrit ndaj shëndetit të nxënësve, kjo masë hyn në fuqi nga dita e sotme, dhe do të zgjasë deri në mbarimin e gjysëmvitit shkollor.
Për vendimet apo përcaktimet e mëtutjeshme parimore për sa i përket këtij problemi, komuna e Tetovës do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me opinionin dhe kolektivin arsimor.

Duke pasar parasysh fushëvepreimin juridik dhe institucional të komunës së Tetovës, dua të theksoj se ne nuk kemi ndejtur indiferent, por gjithmonë kemi pasur qëndrim konstruktiv dhe proaktiv  ndaj problemit të ndotjes së ajrit me masa dhe aktivitete konkrete afatshkurta dhe afatgjata, për ta luftuar këtë dukuri negative, ku mes tjerash vlejnë të theksohen:

1) Themelimi dhe funksionalizimi i ndërmarjes  Parkingu i Qytetit Tetovë– e cila tashmë funksionon në akset kyçe qendrore të qytetit,  akt ky i cili tregon qartë konceptin tonë të qeverisjes dhe menaxhimit të qytetit. Ne nuk falimentojmë ndërmarje, por i themelojmë ata që të jen në shërbim të qytetarit.

2) Me vendim të Këshillit Komunal themeluam, Ndëmarjen për Transport Publik- në këtë rast vlen të rikthesohet kërkesa e Komunës së Tetovës drejtuar Qeverisë së RM për ndarjen e 8 autobusëve, për të cilat ende nuk kemi marrur përgjigje. Ky fakt nuk na dekurajon, por komuna e Tetovës vitin që vin do të operacionalizojë do ta vë në shërbim të qytetarëve këtë ndërmarrje, funskionimi i së cilës dë të ndikojë shumë në reduktimin e trafikut urban dhe ndotjes së ajrit ambietal.

3) Në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme në Tetovë dhe Inspektoratin shtëtëror për komunikacion po implementohet në vazhdimësi masa për ndalesë të qarkullimit të automjeteve të rënda, destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës, të njëjtat të qarkullojnë në rrugët përreth.

4) Rritëm numrin e inspektorëve ekologjik nga 2 në 10 persona përgjegjës, të cilët kryejnë kontrolle të rrepta, sa I përket djegjes së pautorizuar të materialeve të ndryshme në qiell të hapur nga perosna fizik apo juridik. Lëndë inspektimi gjithashtu ka qenë respektimi i orarit për ngarkim shkarkim të mallrave të pjesën qendrore të qytetit, ku për kundërvajtje ndaj kësaj mase preventive deri më tani janë gjobitur financiarisht më shumë se 25 kompani të ndryshme

5)Komuna e Tetovës  vuri në funskion linjën linjën telefonike pa pagesë si dhe modulin  tetova e-report, ku qytetarët në çdo kohë munden të paraqesin raste të kundërvatjes nga persona fizik apo juridik të cilët me veprimet e tyre të pandërgjegjshme bëjnë ndotjen e ambientit jetësor.

6)Komuna e Tetovës në sajë të masave për rregullimin dhe reduktimin e trafikut urban, miratoi dhe implementoi planin e ri për rrugë njëkahëshe në komunën e Tetovës, masë e cili ka implikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental.

7)Duke filluar nga muaji i kaluar, shërbimet komunale në kontinuitet kanë kryer trajtimin e rrugëve me Kalcium Magnezium Acetat, masë kjo që është praktikë në të gjitha vendet apo qytetet që ballafaqohen me problemin e ndotjes së ajrit.

Të nderuar përfaqësues të mediave, i nderuar opinion publik, ju prindër dhe gjyshër, fëmijë dhe nxënës, që sot prisni me zemër e shpirtë, çfarë do të them, për gjithë atë që është përshpëritur, folur e dëgjuar gjithë këto ditë, nxënës të dashur që sot vazhdoni të protestoni në dritaren e zyrës sime, gjithë ju 24.000 njërëzve që e kthyet atë ditë të 2013 në një plebisht qytetarë për ti dhënë Tetovës një kahje tjetër drejtimi. Një dimension tjetër botëkuptimi. Për ti dhënë fund korupsionit dhe keq qeverisjes, për të parandaluar rrënimin e këtij qyteti. Dëgjojeni sot dhe ju lutem nga thellësia e zemrës të mos e harroni për asnjë çast deri në momentin kur do të më mbani në këtë detyrë : Un, Teuta Arifi nuk do tju tradhëtoja kurrë, për asnjë çmim, për asnjë ofiq, për asnjë arsye .Kam qenë, jam dhe do të jem, gjithnjë me ju dhe për ju. Hallalli, i ka parapri punës sime, dhe kjo aksiomë do të jetë gjithmonë koncepti im i qeverisjes deri ditën që do të jemë pjesë aktive e jetës publike. Protestat i kam konsideruar si një dëshmi e një vitaliteti të një demokracie dhe jo e kundërta. Por ajo që është më thelbësorja, akumulimi i vullnetit qytetarë duhet të adresohet atje dhe aty ku e ka vendin, gjithmonë duke e ruajtur sinqeritetin dhe vullnetin e mirë të qytetarëve. Komuna jeni ju, dhe komuna është në shërbimin tuaj. Kushdo tjetër që e mendon ndryshe këtë çështje, nuk ia don të mirën kauzës së pastërt qytetare dhe nuk e ndihmon atë. Un e dijë mirë agazhimin e gjithësecilit dhe qëllimin e çdokujt në këtë çështje. Ky vend ashtu siç ka nevojë për politikanë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë, dhe un mundem vetëm të ju përgëzojë për këtë.  Me besnikërinë më të madhe ndaj qytetarëve të mi, ju them: Un jam njëri prej jush .

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *