Home / Kryesoret / Foli më ne fund Fazli Veliu

Foli më ne fund Fazli Veliu

Pas një heshtje të gjatë ka folur kreu I SHVLUÇK-së Fazli Veliu. Madje ai ka folur përmes kumtesës duke përshëndetur hapjen e universitetit të ri.

“Shoqata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, vlerëson se hapja e Universitetit shqiptarë në Shkup, është një ndër arritjet më madhore të kombit tonë.

Bijtë më të mirë të atdheut, ndër vite dhe shekuj, kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë të tyre për arsim në gjuhë amtare, për të drejta kombëtare dhe për zhvillimin e përparimin e kombit tonë, gjë e cila mund të arrihet vetëm përmes arsimimit të mirëfilltë në gjuhë amtare.

Urojmë të gjithë shqiptarët për këtë vepër të madhe kombëtare, dhe posaçërisht Shkupin, të cilit sigurtë po I kthehet vlera dhe identiteti I vërtetë shqiptarë, I vulosur edhe nga virtytet e larta të shqiptares më të madhe shkupjane-nënës së paës bamirësisë botërore, Nënë Tereza.

Ky Universitet do të bashkëpunojë fuqishëm me Universitetin e Tetovës dhe universitetet tjera kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Me respect LPK-SHVL UC Kombëtare

Kryetarë , Fazli Veliu

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *