Home / Kryesoret / Formohet Komision hetimor

Formohet Komision hetimor

Kuvendi miratoi formimin e Komisionit hetimor për skandalin e letërnjoftimeve. Nisma e VMRO-së megjithëse u kundërshtua ashpër nga opozita maqedonase, partitë shqiptare mbështetën formimin e këtij komisioni, pasi sipas tyre vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhet afera me letërnjoftimet e rrejshme ku janë të përfshirë VMRO dhe LSDM. Partia e Zaevit ndërkaq komisionin e ri hetimor e cilësoi truk të imët politik për shmangie përgjegjësie të funksionarëve të lartë të VMRO-së.

“Ne si subjekt politik jemi shumë të interesuar ta dimë të vërtetën , ka indikacione se secila nga partitë maqedonase sidomos VMRO dhe LSDM duan t’ia hedhin fajin njëri tjetrit , do të ishte mirë që ne të japim kontributin tonë në atë komision edhe pse personalisht si deputet them se funksioni anketues i parlamentit ti zbardhë realitete rreth këtij rasti”, deklaroi Rafis Aliti- deputet i BDI-së.

“Komisioni anketues gjithsesi se është një nga mekanizmat me atë të cilët mund të mbërrijmë të paktën tek disa informacione se për çfarë bëhet fjalë më saktë , mos harrojmë se për informata për të cilët referohemi flasim për një skandal të madh të falsifikimeve dhe për fat të keq implikohen edhe shqiptarët në këtë situatë ”, deklaroi Imer Aliu Deputet i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *