Home / Lajme / Botë / Frika më e madhe e amerikanëve ishte ndonjë sulm i mundshëm terrorist

Frika më e madhe e amerikanëve ishte ndonjë sulm i mundshëm terrorist

Frika më e madhe që ka shoqëruar amerikanët  gjatë vitit 2015 ishte ndonjë sulm i mundshëm terrorist. Gjatë një sondazhi, ata e kanë renditur kërcënimin ekstremist në listë si shqetësimin më të madh.

Por, një studim nga Universiteti i Harvardit tregon se sot më shumë gjasë vdekja shkaktohet nga disa sëmundje specifike sesa nga terrorizmi.  Një në 4 amerikanë humbasin jetën nga kanceri, ku probabiliteti është 34 mijë herë më i lartë që kanceri të jetë “terroristi” që vret njerëz.

Megjithatë sëmundja që është përhapur me ritme të shpejta në vitin 2015 është alzheimeri. Ajo ka lidhje të drejtpërdrejtë me kujtesën e njerëzve pasi vret qelizat e trurit. Kjo sëmundje ende nuk ka një kurë specifike, pavarësisht përpjekjeve të shkencëtarëve për ta frenuar me antiinflamatorin e quajtur “Azeliragon” i cili deri tani ngadalëson deri diku simptomat e alzheimerit.

Ish-Presidenti amerikan, Richard Nixon i shpalli luftë kancerit në vitin 1971, e  prej atëherë miliarda dollarë janë shpenzuar për ta shfarosur si sëmundje. Shpresat ishin të mëdha, por pothuajse 45 vite më vonë, kanceri mbetet një armik dinak dhe i pakuptueshëm. Kanceri i mushkërive dhe ai i pankreasit kanë shkaktuar një numër të madh vdekjesh në 2015.

Po ashtu, mbi 600.000 njerëz vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Faktorët që shtojnë rrezikun janë obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, alkooli, droga, dieta e varfër ushqimore dhe konsumimi i  duhanit. Megjithatë sëmundjet e zemrës mund të parandalohen duke u treguar të kujdesshëm në regjimin ditor.

Fatale për jetën janë edhe paralizat, ku më të ekspozuara janë moshat mbi 65 vjeç dhe kryesisht femrat. Personat që preken nga paralizat mund të mbeten tërësisht ose pjesërisht të pamundur për të lëvizur, mund të humbasin aftësinë për të folur apo të verbohen.

Gjithashtu, diabeti është kthyer në një tjetër vrasës të rrezikshëm. Dieta e keqe ushqimore apo shpesh edhe çështjet gjenetike janë faktorët kryesorë që çojnë në prekjen nga diabeti.

Megjithatë edhe kur bëhet fjalë për sëmundje vdekjeprurëse, ka vend për optimizëm. Mjekësia po bën hapa galopante për të avancuar në kura e medikamente edhe për këto sëmundje që duket se janë të pamëshirshme.

Sëmundjet më vdekjeprurëse të vitit 2015

1. Alzheimer
2. Kanceri
3. Sëmundjet e zemrës
4. Paralizat
5. Diabeti

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *