Home / Kryesoret / Gara e Babagjyshave në Shkup

Gara e Babagjyshave në Shkup

Në qendrën e Shkupit sot do të mbahet Gara e Babagjyshave të Vitit të Ri, si pjesë e programit festiv të Vitit të Ri në qytet. Fillimi është në mesditë , në orën 12 , ndërsa marrja e pakove startuese nga ora 9 deri në orën 11.

Korsia në të cilin do të vrapohet fillon në sheshin “Maqedonia” drejt portës “Maqedonia”, në drejtim të Spitalit të qytetit, ndërtesës së re të MPJ-së në urën tek “Holidej In”, afër skelës së Vardarit drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin “Filipi i Dytë”, Urën e Gurit, deri në finish në sheshin “Maqedonia”.

Përkundër frymës konkurruse, gara ka edhe karakter argëtues. Të mirëseardhur për pjesëmarrje janë të gjitha grupmoshat. Gjatësia e korsisë është 1,5 kilometra.

Për fituesit janë parashikuar shpërblime, ndërsa pjesëmarrësve më të gëzuar do t’u plotësohen dëshirat e Vitit të Ri pa marrë parasysh se cilin vend kanë fituar. Para dhe pas garës parashikohet program muzikor dhe ceremonia e shpalljes së ftuesve.

Gara organizohet nga Qyteti i Shkupit përmes Qendrës së Kongresit “Aleskandri i Maqedonisë” dhe Shoqatës “I pari deri në krye”, ndërsa përkrahësi i saj kryesor është Coca-Cola.

Ky do të jetë edicioni i dytë i kësaj gare në të cilin pjesëmarrësit janë të veshur me kostume të Babagjyshit të Vitit të Ri, pas garës premierë e cila u mbajt vitin e kaluar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *